E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftim i Zyrës së Shtypit të Kryeministrit

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, zotin Fatmir Sejdiu.
Në këtë bisedë të përzemërt, Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Sejdiu me situatën e krijuar në  zonat e përmbytura në vend. Presidenti i Kosovës z. Fatmir Sejdiu e informoi Kryeministrin Berisha se  Kosova ka vendosur të nisë në Shqipëri Forca të Sigurisë së Kosovës për të ardhur në ndihmë në zonat e përmbytura.
Kryeministri Berisha  e falënderoi Presidentin e Kosovës z. Fatmir Sejdiu për këtë vendim, si dhe për ofertën e qeverisë së Kosovës për ndihma në varka shpëtimi dhe mjete të tjera. Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Sejdiu falënderimin e tij edhe për ndihmën financiare që Komuna e Gjakovës ka akorduar për zonat e përmbytura në Shqipëri.
Gjatë bisedës telefonike, Presidenti i Kosovës u shpreh se po ndjek me vëmendje situatën në vijimësi, si dhe shprehu vlerësimet e tij për të gjitha përpjekjet e autoriteteve dhe të qeverisë shqiptare për përballimin me eficencë të kësaj situate të vështirë.06/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›