E Diel, 1 Nëntor 2026

Njoftim për shtyp i zëdhënëses së Kryetares së Kuvendit.

Njoftim për shtyp Zëdhënësja e Kryetares së Kuvendit, Suela Ruseti Lidhur me deklarat e pavërteta dhe të papërshtatshme të zotit Fatmir Xhafaj, i bëjmë të ditur opinionit publik, që ka ndjekur në transmetim direkt seancën plenare të datës 19/03/2010, se Kryetarja e Kuvendit i ka lexuar gjatë seancës plenare emrat e sjellë nga grupi i mazhorancës për anëtarë të Komisionit hetimor për zgjedhjet, dhe jo siç thotë zoti Xhafaj se, emrat janë shtuar pas seancës. Ftojmë zotin Xhafaj si dhe zotin Rama të vijnë e të marrin të gjitha kasetat filmike të seancës, ku Kryetarja e Kuvendit ka lexuar Vendimin së bashku me emrat. I kërkojmë zotit Xhafaj të kërkojë ndjesë të thellë Kryetares së Kuvendit për gënjeshtrën dhe shpifjen e bërë dje, gjatë një emisioni televiziv.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›