Njoftim për shtyp
Sot paradite, Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) zhvilloi një takim, pranë Këshillit të Ministrave, me zotin Neritan Ceka, Kryetar i Partisë Aleanca Demokratike (PAD).
Gjatë këtij takimi, u diskutua lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm elektoral mes dy forcave politike. Kryetari i PDSH-së Berisha dhe ai i PAD-së Ceka dolën në përfundimin që në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike do të paraqiten si aleatë elektoralë dhe në qeverisjen e vendit.
Të dy personalitetet politike theksuan se kjo erdhi si një domosdoshmëri që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të këtyre dy forcave politike.
Ky takim u zhvillua në mirëkuptim dhe bashkëpunim të plotë.
12/02/2009