E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftimi/Edi Rama pritet të japë një pritje për militantët me rastin e mosmarrjes së statusit të kandidatit

01-03-2012 / Gazeta 55

Në rreth shtatë vjet në krye të PS-së, Edi Rama nuk ka pasur asnjëherë rastin të festojë ndonjë “fitore politike”. Zgjedhjet vendore në vitet 2007 e 2011, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, apo edhe zgjedhjet e pjesshme në këtë interval kohor prej shtatë vitesh, nuk i kanë dhënë mundësi të festojë, sepse shija e humbjes ka qenë shumë më e rëndë.
Në fakt, ai ka pasur dy mundësi për të festuar, jo kaq të rëndësishme si zgjedhjet, por aty afër. Të dyja këto mundësi lidhen me një “fakt’, me kontributin e tij për refuzimin ndaj Shqipërisë, të marrje së statusit të vendit kandidat. Do të kishte shumë dëshirë për të festuar pas çdo njërës prej këtyre “gjysmë-fitore politike”, por problemet brenda partisë, nuk i krijonin kushte optimale për një gjë ët tillë.
Tashmë kur edhe problemet në parti i ka zgjidhur, kur e largoi Kastriot Islamin, por për më tepër kur largoi edhe Besnik Barajn, duke i siguruar kreun e PS-së së Tiranës Sajmir Tahirit (për të cilin nuk ka asnjë kundërshtim as kandidati i tij rival Maqo Lakrori, Ilir Zela), po vjen edhe një “ditë e bardhë” për kryetarin e PS-së..., që të festojë.
Vërtitet e vërtitet situata dhe duke u rrotulluar në vend numëro, sërish Edi Ramës i vjen në dorë e njëjta mundësi, bllokimi nga ana e tij për të tretën herë të marrjes së statusit si vend kandidat, nga ana e Shqipërisë. Pikërisht, këtë fitore të ripërsëritur, për të tretën herë, meqenëse edhe është “e treta e vërteta”, pas sinjalit të dhënë prej Edi Ramës, te selia e PS-së ka filluar të ndizet festa.
Burime nga selia e PS-së bëjnë të ditur se Edi Rama pritet të japë një pritje për militantët me rastin e mosmarrjes së statusit të kandidatit. Pritja pritet të jetë madhështore, jo për nga “bollëku”, kjo falë mbetjeve të mbetura nga ndihmat e grumbulluara për zonat e bllokuara nga Vangjush Dako, Erlis Roshi, Artan Shkëmbi, apo Qazim Sejdini, sepse qoftet e siguruara nga Fidel Ylli, mjaftojnë e teprojnë. Por kjo pritje pritet të jetë madhështore për nga pjesëmarrja dhe të ftuarit, të cilët janë të shumtë, duke filluar nga deputetët e drejtues të lartë të PS-së, e deri te simpatizanti më i thjeshtë..
Ndërsa nuk janë ftuar dhe mësohet se nuk do të marrin pjesë krerët e partive aleate, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Spartak Ngjela, mësohet se janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen, krerët e tjerë të partive pa anëtarë, Kurt Kola, Ervin Mete dhe Petro Koçi.
Duke e konceptuar këtë festë, si festë të tipit të orgjive që organizonte për disa vite radhë çdo mes-shtatori në Pezë, edhe kjo pritje do të dominohet në pjesën më të madhe nga anëtarësia dhe simpatizantët e thjeshtë të PS-së.
Burime nga PS-ja bëjnë ët ditur, se në festë është ftuar dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen nën Ferideja, e cila është lënë në adresë prej Edi Ramës që kur doli nga burgu. Por në pjesën më të madhe vendi më i rëndësishëm në këtë pritje, u është rezervuar “revolucionarëve” të 21 janarit 2011. Për të mos pasur asnjë hatër mbetje, mësohet se në këtë pjesë Edi Rama ka bashkëpunuar me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, prej së cilës ka siguruar listat e sakta, të personave më aktiv në 21 janar 2011.
Për ta respektuar deri në fund këtë kategori, Edi Rama ka marrë masa tu bëjë një surprizë në burg, ku ndodhen prej disa ditësh, disa “revolucionarëve” të tjerë të 21 janarit 2011, të arrestuar në Shkodër e Lezhë për hedhje në erë të shtyllave të tensionit të lartë. Duke, mos marrë garanci nga Ina Rama se këta do të dalin së shpejti nga burgu për të qenë prezent fizikisht në pritjen e Edi Ramës, ky i fundit, kryetari i PS-së, ka vendosur që ditën e festimeve të mosmarrjes së statusit të vendit kandidat, pak para fillimit të saj, t’ju bëjë të gjithëve një vizitë në burg, ku pritet ti falënderojë për kontributin e tyre në këtë “fitore politike”, bashkë edhe me garancinë se shumë shpejt ata do të jenë të lirë, falë “procedurave” që po kërkon Prokurorja e Përgjithshme që t’ju mundësojë një gjë të tillë.
Për festën janë marrë masa, që të mos i mungojë asgjë. Për këtë, Edi Rama ka aprovuar dhe ka lënë detyrë që të zbatohet sa më shpejt, propozimi i Erion veliajt, që për tu ardhur në ndihmë personave me rast të mundshme diarreje, apo mos mbajtjes së shurrës, të montohen përreth ambienteve të festës, ËC-të portative që përballuan dierretë dhe mos mbajtjen e shurrës, në ditët e mender grevës së urisë, rreth dy vjet më parë.
Me këtë masë të marrë, festa pritet të arrijë perfeksionin...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›