Kreu i Keshillit te Evropes: Opozita na premtoi zgjidhje por s'beri asgje
Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Mevlut Cavushoglu ka riperseritur qendrimin te bere publik ne muajin shkurt ne Tirane, nepermjet deklarates qe Komiteti Presidencial i Keshillit te Evropes i drejtoi opozites shqiptare, lidhur me transparencen e zgjedhjeve, duke i kerkuar qe t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese e me pas, Komisionit te Venecias per interpretim. Njeheresh ai e ka cilesuar greven e urise dhe bojkotin e opozites socialiste, nje qendrim i papjekur ne demokraci. Ne Qipro, ku merr pjese ne konferencen e kryeparlamentareve te Keshillit te Evropes, Cavushoglu tha se opozita shqiptare, jo vetem qe nuk iu permbajt deklarates se Komitetit Presidencial, por ajo ka ndryshuar pikepamje per zgjidhjen e kesaj situate. Premtoi zgjidhje dhe nuk ka bere asgje. "Ne beme nje vizite ne Shqiperi si Komitet Presidencial i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, me lideret e grupeve politike. Para kesaj, ne hartuam nje rezolute me mesazhe te qarta per te gjitha palet, ne menyre te vecante per opoziten dhe qeverine. Me pas patem nje deklarate nga Byroja e Asamblese Parlamentare serish me mesazhe te qarta. Une mendoj se secili duhet te marre ne konsiderate keto mesazhe te dhena nga Asambleja Parlamentare. Ne jemi perpjekur qe problemi te zgjidhet. Shqiperia ka nevoje per stabilitet dhe progres", ka qene deklarata e Presidentit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Cavushoglu. Sipas tij, Shqiperia duhet te vazhdoje me reformat per te permbushur standardet e Asamblese Parlamentare, qe do ta aftesojne ne nje te ardhme te afert, te behet anetare me te drejta te plota ne BE. "Ne i kerkuam ne deklaraten tone me shkrim opozites, qe t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese dhe te kerkoje opinionin e Komisionit te Venecias. Ne kemi nje trup ligjor. Ne ate kohe opozita nuk e beri kete gje, por na premtoi per zgjidhje. Ajo ende ka pikepamje te ndryshme per kete ceshtje. Mendoj se Gjykata Kushtetuese e Shqiperise, mund t'i drejtohet Komisionit te Venecias per opinion", ka reaguar fort Cavushoglu. Duke e cilesuar nje aksion politik te papjekur ne demokraci greven dhe bojkotin e opozites Cavushoglu tha se vendi i parlamentareve te zgjedhur nga vota e popullit duhet te jete ne foltoren e Kuvendit. "Bojkoti dhe greva e urise eshte nje qendrim i papjekur ne demokraci. Populli i ka votuar deputetet, per te qendruar ne Parlament e per te mbrojtur te drejtat e tyre ne shume fusha, qofshin ne opozite qofshin ne qeveri. Dhe kjo eshte arsyeja pse njerezit votojne ne zgjedhjet demokratike". Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes ka shprehur gjithashtu mbeshtetjen e institucionit qe drejton, per propozimin e Brukselit per heqjen e vizave per shqiptaret", deklaroi Cavushoglu. "Isha shume i lumtur qe komisionerja Malstrom propozoi te hiqen vizat apo qe Shqiperia dhe Bosnja-Hercegovina te perfshihen ne regjimin pa viza. Ky eshte nje hap thelbesor dhe shume i rendesishem drejt anetaresimit te Shqiperise ne BE. Ne e mbeshtesim plotesisht kete proces", perfundoi ai, duke shprehur mbeshtetjen per ne BE.. A.G