E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: PS ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, fton opozitën t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pretendimet e saj për zgjedhjet e 28 qershorit. “PS duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, siç propozoi edhe Asambleja e Këshillit të Europës”, tha Mediu. Në takimin me kryesinë e PR-së në Qarkun e Fierit, Mediu u fokusua në zgjidhjen e krizës aktuale politike dhe çështjet e zgjedhjeve të pushtetit vendor 2011. Partia Republikane në gjykimin e saj kërkon që duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor. Për ndryshimin e Kodit Elektoral, Mediu propozoi disa variante, njëra prej të cilave është shmangia e subjekteve politike nga qendrat e votimit, garantimi i përfaqësimit në Parlament në bazë të votave për gjithsecilin subjekt politik. Në rast se do të ngelet ky sistem elektoral, sërish Mediu propozoi në mbledhjen e asamblesë së PR-së së Fierit të bëhen korrigjimet e nevojshme. “Ky sistem duhet patjetër që të ketë një listë kombëtare. Elementi i tretë shumë i rëndësishëm për Partinë Republikane është administrimi i zgjedhjeve. Shmangia e subjektivizmit politikë në qendrat e votimit, transparenca e zgjedhjeve, dhe sidomos e numërimit të votave, nëpërmjet numërimit elektronik të garantuar”, tha Mediu.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›