Njoftuan se u lirua, Sokol Hoxha është në qeli. Vendimi u mor para 5 ditësh

Sokol Hoxha mbetet në burg, u ekstradua nga SHBA pasi u dënua për dy vrasje në Patos, kërkohet nga Belgjika për një tjetër krim. Ai u kirua për dy vrasjet në Shqipëri, por jo edhe për vrasjen e dyshuar në Belgjikë.
Sokol Hoxha, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i dënuar për dy vrasje të ndodhura në Patos, do të vijojë të qëndrojë në burg. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, këtë herë në kuadër të një procedimi të autoriteteve belge, të cilat e kërkojnë për hetime lidhur me një vrasje të tretë.
Vendimi është marrë më 8 tetor 2026 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Me vendimin nr. 62-2026-2028-(1583), gjykata caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për Sokol Hoxhën, i biri i Kadriut dhe Refijes, i datëlindjes 17 maj 1975.
Masa është caktuar në funksion të procedurave të drejtësisë belge. Për zbatimin e vendimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka nxjerrë urdhrin përkatës të ekzekutimit, me shkresën nr. 4114 Prot. (M.S), datë 8 tetor 2026.
Hoxha ishte ekstraduar më parë nga SHBA-ja në Shqipëri, pasi ishte dënuar për dy vrasje në Patos. Tashmë, ai do të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa autoritetet belge e kërkojnë në kuadër të hetimeve për një tjetër vrasje.a.b