E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradimet, mberrijne 2 te denuar

Ekstradohen nga Interpol Tirana, dy persona te denuar ne Shqiperi dhe te arrestuar ne Gjermani dhe Itali. Diten e djeshme, ne oren 12:00, ne aeroportin e Rinasit, kane zbritur me pranga ne duar, Viktor Nikolli, 50 vjec, nga Puka dhe Petrit Sulejmani, 36 vjec, nga qytetit i Fierit. Nikolli eshte denuar me 8 vjet burg nga Gjykata e Lacit, nderkohe qe Sulejmani eshte denuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Fierit. Te dy jane denuar ne vitin 2005, per akuzen e "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese". Sipas policise, ne vitin 1998 Sulejmani eshte njohur ne Larisa te Greqi me shqiptaren A. B., e cila nderkohe ushtronte prostitucion ne Greqi. Duke qene ne dijeni te ketij fakti, Sulejmani i kishte premtuar martese A.B. Ai u akuzua se e ka shfrytezuar prostituten shqiptare rreth nje vit ne Greqi, pastaj jane kthyer per ne Shqiperi, dhe prej ketej, jane nisur me gomone per ne Itali. Gjithashtu, Petrit Sulejmani u konsiderua "fajtor", pasi rezultoi se e ka shfrytezuar si prostitute ate ne Itali, Angli dhe me pas ne Gjermani. Por me daten 29 gusht 2002, kjo eshte kthyer ne Shqiperi nga autoritetet gjermane ka bere kallezim ndaj Sulejmanit, i cili eshte denuar 3 vjet me vone. Nderkohe qe Viktor Nikolli me ane te mashtrimit ka arritur te binde shqiptaren me inicialet Sh.N., qe te shkonte bashke me te jashte shtetit, per te punuar se bashku. Por, pasi kane arritur ne Portugali, 50-vjecari Nikolli e ka detyruar vajzen me inicialet Sh.N., te prostituonte, per llogari te tij. Kjo e fundit ka mundur te arratiset dhe te beje denoncimin ndaj personit, i cili e kishte mashtruar duke e derguar ne Portugali. Pikerisht ne vitin 2005, ai eshte denuar me 8 vjet burg. Arrestimet e tyre jane bere nga Interpol Tirana, ne bashkepunim me Interpol Milanon dhe Interpol Frankfurtin.
Artan Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›