Bombe te "British Counsil", alarmi fals
TIRANE - Alarm per bombe mesditen e djeshme ne qender te Tiranes. Nje telefonate anonime ka njoftuar se ne ambientet e "British Counsil", ne rrugen "Dede Gjo Luli", ishte vendosur nje bombe. Telefonata eshte bere ne sallen operative ne numrin 129 dhe ne drejtim te kesaj zone jane nisur disa patrulla policie, te cilat kane bere rrethimin e zones dhe evakuimin e banoreve. Ne vendngjarje kane mberritur dhe njesite e specializuara anti-eksploziv, te cilat kane nisur kerkimin e bombes. E gjithe ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00, te dites se djeshme. Pas hetimeve te kryera ku nuk eshte gjetur asnje lende plasese, uniformat blu jane larguar, nderkohe qe kane nisur hetimet per telefonuesin.
A.C