Kapet i denuari per "trafik prostitucioni"
FIER - Nje i denuar per "trafikim te femrave me qellim shfrytezimin per prostitucion" ka rene dje ne prangat e policise se Fierit. Arben Manaj, banor i fshatit Peshtan i Vogel, lagjja "Bregas", te komunes Frakull, ne rrethin e Fierit, ishte shpallur person ne kerkim, pasi Gjykata e Rrethit te Fierit e kishte denuar ne mungese me 7 vjet burg. Ai u akuzua se ne bashkepunim me dy persona te tjere kane trafikuar dhe shfrytezuar nje vajze per gati dy vjet si prostitute ne Greqi. I denuari qendronte i fshehur ne fshatin e tij, teksa eshte lokalizuar nga policia. Arben Manaj ka tentuar t'iu shpetoje uniformave blu qe mberriten ne fshat, duke u larguar nepermjet nje rruge te ngushte ne nje perrua. Ai eshte ndjekur nga forcat policore, derisa eshte prangosur. I denuari i eshte dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve per ta derguar ne nje institucion te vuajtjes se denimit.
Xh. Beharaj