E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infarkti, vdes i denuari per vrasje

Nje i denuar per vrasje te kryer 11 vjet me pare, ka vdekur dje ne spitalin e qytetit te Lushnjes. Agush Veizaj, 60 vjec, donte edhe pese vjet qe te shlyente borxhin me drejtesine teksa ka nderruar jete pas nje infarkti miokardi. Banori i fshatit Drenove te komunes Qender ne rrethin e Mallakastres, vuante denimin prej 15 vitesh ne burgun e Kosoves ne rrethin e Lushnjes. Pas drekimit, Veizaj kishte ndier shtrengime ne gjoks dhe ka kerkuar ndihme te mjeku i burgut. Autoritetet e burgut kur kane pare gjendjen e tij te rende e kane derguar per ndihme te pare mjekesore ne spitalin e qytetit te Lushnjes, ku i denuari mberriti i vdekur.
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›