Ulen temperaturat, shi dhe bore ne Veri
Ulja e temperaturave eshte shoqeruar me reshje te shumta shiu mengjesin e djeshem ne Veri te vendit dhe ne Shqiperine e Mesme, perfshi dhe kryeqytetit. Ne rrethin e Kukesit dhe ne rrugen qe lidh kete qytet me Tiranen, kane rene edhe reshje te bores, trashesia e te ciles ka arritur ne 50 centimetra. Reshje mesohet se ka pasur edhe ne Peshkopi e Tropoje, ku disa rruge u bene te pakalueshme. Ndersa ne Tirane reshjet e shiut u shoqeruan me permbytje te rrugeve dhe pati rrufe te njepasnjeshme. Ne lagjen "Ali Demi" eshte rrezuar nje prej pemeve, qe ka bllokuar per 30 minuta trafikun ne rruge.