Trafiku i femrave ne Itali, pranga 36-vjecarit
Denoncimi i nje vajze per trafik dhe shfrytezim prostitucioni i ka kushtuar prangat 36-vjecarit me banim ne lagjen e quajtur "Xhamlliku", ne Tirane. Agjentet e zyres antitrafik vune ne pranga mbremjen e djeshme te dyshuarin Ylli Lika, i cili per momentin hetohet per vepren penale te shfrytezimit ne rrethana renduese. Megjithese ka qene ne kerkim prej kohesh, vetem dje uniformat blu arriten ta lokalizonin ne kryeqytet, duke i vene prangat. Por vepra mesohet se eshte kryer ne Itali, dy vjet me pare, kur Lika akuzohet se ka shfrytezuar e keqtrajtuar nje 25-vjecare, te cilen e ka detyruar te prostituoje. Burime zyrtare konfirmuan lajmin e arrestimit, duke bere te ditur se kane nisur hetimet ndaj 36-vjecarit ne baze te denoncimit te vajzes se riatdhesuar.