E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rikonceptimi do vijoje dhe pas largimit tim"

Anisa Ymeri
E gjen ne dy zyra, ne ate te drejtorit te Muzeut Historik Kombetar dhe ate te Institutit te Historise. Beqir Meta, i cili 2 vjet me pare u emerua drejtor i MHK-se, e tani, pa u shkarkuar ende nga kjo detyre, emerohet tjeterkund. Nga dita ne dite pret qe te vije nje zevendesues ne muze per te vijuar qetesisht punen ne Institut dhe ne Qendren Albanologjike. Por, pergjate 2 viteve te tij ne muze, ajo cka u trumbetua me fort ishte rikonceptimi i muzeut. Po duket se per nje gje eshte i sigurt dhe pse pret te largohet nga momenti ne moment... "Kushdo drejtor qe te vije eshte i detyruar te shkoje vetem para dhe ta zbatoje kete projekt. Ne po e implementojme projektin pjese-pjese, pasi s'ka fonde per ta zbatuar menjehere ate dhe pse do te ishe ideale", shprehet ai. Por gjate bisedes pos rrefimit per projektet qe kane nisur e po perfundojne, ai tregon edhe palekundshmerine e tij mbi idene e heqjes se mozaikut ne balline te nderteses se muzeut dhe c'po ndodh me reformen ne kerkimin shkencor.
Prof. Meta, jeni drejtor i Institutit te Historise ne saje te ndryshimeve nga reforma, por nuk jeni shkarkuar ende as nga drejtimi i Muzeut Historik Kombetar...
Ne pjesen me te madhe te kohes jam ne muze dhe perkushtimi im eshte ende shume i madh dhe pse prej kohesh jam drejtor i Institutit te Historise. Ne muze ka me shume pune qe kerkon prezence, pasi pune shkencore nuk kerkon kontakt fizik sic kerkon puna administrative. E ja qe, he per he, me duhet te jem edhe ne institut edhe ne muze, derisa drejtimin e muzeut ta marre dikush tjeter, qe pritet te emerohet nga dita ne dite. Po gjate kesaj kohe nuk eshte cenuar asnje gram nga puna ne muze. Madje, tani jemi ne valen e vijimit te projekteve. Se shpejti perfundon pavijoni i pulles shqiptare, qe eshte nje lloj ripozimi i postes shqiptare, dhe do te jete i mbyllur ne maj.
Prej ardhjes suaj ne krye te muzeut, folet per nje rikonceptim te tij. Tani qe po largoheni e me nderrimin e drejtoreve, ka siguri qe projektet nuk do nderpriten?
Puna sapo ka nisur dhe projekti me i afert ne kete kuader eshte ai i seksionit etnografik, ku ka perfunduar projekt-ideja. Grupi i punes do te kete arkitekte dhe specialiste te Institutit te Kultures Popullore, me te cilet ka nje kontrate bashkepunimi per kete ceshtje. Ne thelb te ketij projekti, qe une e kam paraqitur ne dhjetor te vitit 2005, ka qene pyetja, cfare do te behej me kete muze. Do te mbetej vetem nje muze historik, apo te kthehej ne muze te qyteterimit. Ideja ime ka qene qe ky te jete muze i qyteterimit dhe historia te jete pjese e tij. Shpresoja qe projekti te kishte pergjigje te menjehershme financiare, por s'e pati as ne vitin 2006 dhe as ne 2007-en. Por, ne 2008 u financua vetem nje pjese e tij dhe kjo shkoi per seksionin etnografik. Dhe kushdo drejtor qe te vije eshte i detyruar te shkoje vetem para dhe ta zbatoje kete projekt. Ne po e implementojme projektin pjese-pjese, pasi s'ka fonde per ta zbatuar menjehere ate dhe pse do te ishe ideale. Ne pjesen me te madhe te vendeve te botes, muzete mbyllen gjate rikonceptimit, por per Shqiperine kjo eshte e pamundur, pasi ky eshte i vetmi ne llojin e tij dhe s'mund ta mbyllim.
Pra, po largoheni i qete nga muzeu?
Po iki shume i qete, sepse projektet do zbatohen, por me nje pezem te madh, pasi do doja qe t'i realizoja vet. Instituti i Historise nga ana tjeter eshte dashuria ime e vjeter, sepse atje jam formuar si studiues dhe eshte pasion qe kur erdha ketu me mungonte shume koha te merresha me studimet. Dua te shtoj se ketu, ne muze, do te kemi edhe nje tjeter, ai arkeologjik, i cili eshte por do te ripozohet dhe do te rifreskohet dhe do te pasurohen me objektet. Burimi kryesor do te jene ato te arkivit te Institutit te Arkeologjise dhe qe jane ende te pa ekspozuara. Eshte nje grup arkeologesh qe po merret me kete pune dhe do te percaktohen mire cfare do te merret. Por jemi ne pritje te financimit spanjoll, per te cilin ka folur ministri i Kultures e shpresojme se ne fund te muajit do te mbyllet.
Edhe kur te mos jeni me drejtor i muzeut, s'do te reshtni se hedhuri idene tuaj per heqjen e mozaikut ne ballinen e nderteses?
Duke qene drejtor i Institutit te Historise dhe nendrejtor i Qendres se Studimeve Albanologjike, do ta konsideroj perhere veten te lidhur me muzeun. Keshtu qe, une perhere do te jem i mendimit se ai mozaik duhet te spostohet. Pra, ta zhvendosim per ta ekspozuar! Kjo eshte ajo qe une kam ne mendje, te jete ne ndonje prej pavijoneve te muzeut, ne ato pavijone qe flasin per socializmin. Do te vazhdoj ta mbeshtes kete ide, pasi rikonceptimi permbajtesor i muzeut do edhe tjeter performance se jashtmi.
Po mire, muzeu eshte i qytetareve pasi ata jane praktikisht vizitoret e tij, dhe gjate debatit, pjesa me e madhe e tyre mendojne se mozaiku rri mire aty...
Me duket se mediat jane treguar selektive ne kete pike, pasi edhe une kam takuar dhjetera qytetare qe me kane thene se duhet te hiqet sa me pare. Po s'mund te bejme nje referendum per mozaikun. Po ama duhen degjuar specialistet. Dhe ajo nuk eshte asgje me shume se sa nje pllakat komuniste dhe s'mund te perfaqesoje Muzeun Historik Kombetar.
Mos gjermanet i ben hitleriane fakti se e mbajne ende statujen e tij ne shesh?
Une s'po them aspak ta zhdukim, por ta mbajme kete mozaik e ta ekspozojme ne brendi te muzeut dhe jo te jete embleme e tij. Une nuk e pranoj kete!
Te ndalemi pak tek Instituti i Historise qe tani drejtoni dhe me gjere ne Qendren Albanologjike. C'po ndodh momentalisht?
Fillimisht do ju them se kjo eshte reforma me serioze qe eshte bere deri tani. Eshte e para reforme qe nuk ka asnje ngjyre politike dhe ky eshte sukses e une jam i kenaqur qe kam vene firmen per kete reforme dhe pse me vjen keq per ata qe largohen, pasi jane miqte dhe koleget tane, por ja qe institucionet perterihen. E rendesishme eshte te mos shkelen parimet. E parimi i pare i reformes eshte qe cdo gje eshte e vjeterueshme ne jete, ashtu dhe njerezit. Dhe kemi vene limitin e moshes 68 vjec per te dale ne pension.
Jo pak shkurtime jane bere ne 5 institutet e qendres. Mbi c'kritere?
Nga 184 punonjes na u desh te shkonim ne numrin 112, ndaj edhe s'ka qene aspak e lehte. Por ne kemi ndjekur parimin qe punonjesit shkencor ne moshen e prodhimtarise aktive te mos cenoheshin dhe ata nuk jane cenuar. Ka pasur prerje edhe ne brezin e ri, por vetem ne ato momente kur pas shume vitesh pune ne institut s'kishte arritur te mbronte masterin, e po keshtu ka ndodhur edhe me doktoret. Kemi mbajtur me te miren e mundshme per kete gje. Tani jemi ne tratativa me qeverine per te pasur shtesa, por per te marre vetem studiues dhe ne sferat ku kemi shume nevoje, sic po kerkojme nje latinist, pasi nuk kemi.
Mozaiku i muzeut, ne udhekryq?!
Fillimviti 2008. Nje prej temave me te debatueshme ishte ajo e heqjes se mozaikut i pagezuar "Shqiperia", qe eshte edhe ballina e Muzeut Historik Kombetar. Ideja se pari u hodh nga drejtori i muzeut, tani edhe drejtor i Institutit te Historise, Beqir Meta. Ndonese ka pasur shume kundershti, por edhe njerez qe e mbeshtesin kete ide te tij se nje "pllakat komuniste" s'mund te jete embleme e Muzeut Historik Kombetar. Forume te tera pro dhe kunder, qytetare qe vazhdimisht kthejne koken teksa kalojne dhe gati flasin me vete, duke thene: "E c'te keqe ka qe te qendroje ketu ky mozaik?". Specialiste qe jane kunder kesaj ideje e te tjere qe mbeshtesin Meten. Se c'do te ndodhe, do shihet, por Meta sa here gjen rast, pohon se s'ka per t'u terhequr kurre nga kjo ide e tij. Mozaiku "Shqiperia" eshte me i madhi i ketij lloji ne Shqiperi. Ai u perurua bashke me muzeun ne vitin 1981. Artistet qe kane realizuar mozaikun "Shqiperia" jane Vilson Kilica, Aleksander Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini.
Pavijoni i Postes Shqiptare ne muze
Shpejt, posta shqiptare do te kete pavijonin e saj ne Muzeun Historik Kombetar, ne te cilin do te shpaloset e gjithe historia e postes edhe ne Shqiperi. Projekti do te perfundoje shpejt sipas Beqir Metes dhe muzeu ka vene ne dispozicion vetem hapesiren, ku do te shtrihet ky pavijon, ndersa projekti eshte i financuar nga Posta Shqiptare. Pulla e pare shqiptare konsiderohet te jete botuar ne vitin 1913 nga posta e perandorise otomane ne Shqiperi. Pullat postale shqiptare jane deshmi per pagesen e sherbimeve te postes ne kuader te territorit te Shqiperise, si dhe identifikojne posten e Shqiperise jashte vendit. Ato ngjiten nga derguesit e dergesave dhe c'vleresohen nga nepunesit e postes zakonisht duke e vulosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›