E Hënë, 2 Nëntor 2026

Njohja e Kosovës nga Kenia, Presidenti Begaj falënderon homologun e tij: Vendimi i drejtë dhe i duhur

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përgëzuar Kosovën për njohjen nga ana e shtetit të Kenias.

Kreu i shtetit shqiptar ka falënderuar homologun e tij Uilliam Rutto për marrjen e këtij vendimi të drejtë dhe të duhur.

 “Jam i lumtur që Kenia ka njohur shtetin e Kosovës sot. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për mikun tim Uilliams Ruto për këtë vendim, i cili është pritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkruan Begaj.

Kenia bëhet shteti i 118 në botë që njeh Pavarësinë e Kosovës. Lajmin e zyrtarizoi politikani Behgjet Pacolli, i cili falënderoi krerët e shtetit shqiptar për ndihmën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›