Lista “non-grata” me Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin, reagon ambasadorja amerikane, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për shpalljen “non-grata” të 7 personave në Ballkanin Perëndimor, mes tyre dhe Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi. Ambasadorja Kim ka ndarë në Twitter postimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, ku thuhet se Departamenti i Thesarit ka përcaktuar ditëne sotme individët destabilizues dhe korruptivë me aktivitet në Ballkanin Perëndimor.
“Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv”, thuhet në reagim.