Opozita Nuk duam fletet por kutite dhe Berishen

Opozita e Bashkuar vendos per mocionin e mosbesimit ndaj Topallit e Berishes si edhe per hapjen e kutive te materialeve
Kryetari i PLD-se Spartak Ngjela flet ne emer te opozites Berisha po ben grusht shteti te fshehte
TIRAN - Ne kemi vendosur qe te mbeshtesim mocionet e mosbesimit ne parlament dhe pergjigjen per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore. Kutite e tjera nuk i duam. Ky eshte vendimi i marre dje nga Opozita e Bashkuar e Shqiperise ne kuader te aksionit te ri politik per rrezimin e qeverise Berisha permes protestave popullore. Ne nje komunikim per mediat pas mbledhjes se tryezes opozitare kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela beri te ditur se tryeza e opozites se bashkuar pasi degjoi vendimet qe ka marre Asambleja e PS-se nepermjet kryetarit te saj vendosi qe kete gjendje te rende shume te rende ta ndryshoje ne nje aksion shume te madh politik.
Opozita e Bashkuar vendosi per nje levizje masive protestash ne te gjitha qarqet e Shqiperise. E konsideron gjendje se pas manipulimit te zgjedhjeve mos hapjes se kutive Sali Berisha po ben grusht shteti te fshehte. Kerkon ne menyra banale dhe antidemokratike te vere ne dore te gjithe institucionet dhe po i rrezon nje nga nje te gjitha me perjashtim te Presidentit te Republikes - shprehu shqetesimin ne emer te opozites Spartak Ngjela. Ne keto kushte tha ai opozita vendosi ti drejtohet opinionit publik per rivendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe rrezimin e kesaj qeverie sa me shpjet qe te jete e mundur. Kjo sepse sipas tij nuk ka asnje perspektive per shqiptaret ne nje moment te tille kur korrupsioni krimi i organizuar dhe banditizmi ne pushtet godet shoqerine ne te gjitha skutat e saj dhe nuk lejon dinjitetin njerezor te perparoje.
Nje fokus te vecante ne vemendjen e opozites jane dhe kushtet ne te cilat ndodhet vendi pas refuzimit te statutit kandidat nga Bashkimit Europian.
Festat dhe mitingjet qe ben jane palacolleqe diktaturash. Refuzimi i statusit per integrimin europian nuk eshte gje tjeter vecse mospranimi i Sali Berishes dhe qeverise se tij te marre pjese ne perendim. Arsyet i dini mire jane ato qe kane 15 vjet qe jane ne rend te dites. Ne nuk mund te lejojme me qe fryma e popullit te jete e vecuar nga opozita - deklaroi lideri i Partise Ligj dhe Drejtesi. Sipas tij opozita do te mbeshtese frymen e popullit. Ngjela apeloi qe shqiptaret te jene aktiv per te mbrojtur te drejtat e tyre sepse kjo eshte nje grabitje e madhe.
Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe i bene thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta ne dinjitet ne prone ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine. Derisa te vijne ne nje dite te caktuar per te ardhur ne Tirane ashtu sic kemi vendosur dhe kemi bere heret e tjera - sqaroi per organizimin e protestave perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar.
Ky aksion politik vjen pas mbledhjes njeoreshe qe zhvilluan perfaqesuesit e opozites ne seline e tyre. Ne kete takim ishin te pranishem kryetari i PS-se Edi Rama kryetari i PSD-se Skender Gjinushi kryetari i PLD-se Spartak Ngjela perfaqesues i opozites Prec Zogaj perfaqesuesi i G99-es Ervin Mete sekretari i Pergjithshem i PBDNJ-se dhe kreu i ish te perndjekurve politik Kurt Kola.
Kryetari i PLD-se sqaron hetimin e zgjedhjeve
Demokracia dominuar totalisht si grusht shteti i fshehte
Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela konfirmoi dje oferten e fundit te dorezuar nga kryetari i PS-se duke theksuar se nuk i kerkojne kutite e votimit. I pyetur nese opozita eshte e gatshme te respektoje nenin 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor ai tha se opozita eshte e gatshme te mbeshtese frymen e popullit per te kthyer grabitjet. Jane manipuluar votimet dhe po grabitet Shqiperia. Ky eshte mendimi yne kush do te na mbeshtese do te na mbeshtese. I kerkojme opinionit publik mbeshtetje te plote per te shpetuar demokracine qe sic e ka thene edhe nje ambasador i rendesishem eshte ne rrezik. Madje ne mendojme qe jo se eshte ne rrezik por eshte e dominuar totalisht si grusht shtetit i fshehte - deklaroi Spartak Ngjela.
Aksioni politik
Tryeza e opozites se bashkuar pasi degjoi vendimet qe ka marre Asambleja e PS-se nepermjet kryetarit te saj sot vendosi qe kete gjendje te rende shume te rende ta ndryshoje ne nje aksion shume te madh politik. Per nje levizje masive protestash ne te gjitha qarqet e Shqiperise - sqaroi kryetari i PLD-se.
Mitingjet palacolleqe
Nuk ka asnje perspektive per shqiptaret ne nje moment te tille kur korrupsioni krimi i organizuar dhe banditizmi ne pushtet godet shoqerine ne te gjitha skutat e saj dhe nuk lejon dinjitetin njerezor te perparoje. Festat dhe mitingjet qe ben jane palacolleqe diktaturash - deklaroi perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar.
Te pranishem ne tryezen e opozites
Kryetari i PS-se Edi Rama
Kryetari i PSD-se Skender Gjinushi
Kryetari i PLD-se Spartak Ngjela
Perfaqesues i opozites Prec Zogaj
Perfaqesuesi i G99-es Ervin Mete
Sekretari i Pergjithshem i PBDNJ-se
Kreu i ish te perndjekurve politik Kurt Kola
Mungoi ne mbledhjen e opozites
Kryetari i PDS-se Paskal Milo