E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohjet e Kosoves. Pacolli merr premtim nga Karaibet

Shtetet anëtare të organizatës së shteteve të Karaibeve në Afrikën Qendrore janë në fazën finale të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Konfirmimin për këtë e ka bërë, Kushtrim Bajrami, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Sipas Bajramit, Kosova gjatë ditëve në vijim pret edhe formalisht notat verbale për njohje nga këto shtete.

“Ju njoftojmë që Kosova në orët apo në ditët në vijim do të pranojë edhe formalisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës notat verbale për njohje nga shtetet tjera anëtare të Komunitetit të  Karaibeve, respektivisht Karikomit. Këto shtete gjatë ditës, kanë konfirmuar të zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli përmes përfaqësive të tyre diplomatike në Londër dhe në Gjenevë për vendimin për njohjen e Kosovës”- tha Bajrami.

Bajrami tha se mund të konsiderohet se këto shtete tashmë e kanë njohur Kosovën.

“Notat verbale përmes protokollit diplomatik do të dërgohen në ambasadat tona përfaqësitë tona diplomatike në botë. Ne mund të themi lirshëm që këto shtetet, jo organizata si tërësi po shtetet veç e veç, meqenëse politika e jashtme është kompetencë e secilit shtet, tani pothuajse e kanë njohur  Kosovën”- tha Bajrami.

Komiteti i Karaibeve është i përberë nga 15 shtete që ka si qëllim promovimin ekonomik dhe bashkëpunimin ne mes shteteve anëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›