E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohu Kosovën, Serbia dëbon ambasadorin ganez

01-03-2012 / Gazeta 55

Kundërpërgjigjet Gana, mbyll ambasadën në Beograd

Mediat në Gana thonë se ky vend së shpejti do të mbyllë ambasadën në Beograd, pasi Serbia ka dëbuar ambasadorin e Ganës për shkak të njohjes së Kosovës.
Shefi i diplomacisë së Ganës, Alhaji Mohamed Mumuni, i ka thënë parlamentit se “marrëdhëniet e përzemërta” deri më tani ndërmjet dy vendeve, kanë pësuar dëme serioze pas njohjes së shtetësisë së Kosovës.
Portali “GanaËeb” shkruan se “autoritetet e zemëruara serbe” kanë bërë përpjekje që përmes ambasadorit në Beograd, Samuel Valis-Akjan, të bëjnë presion tek zyrtarët për të tërhequr njohjen.
Ministri Mumuni ka thënë se Ganës “nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç të urdhërojë mbylljen e misionit të saj diplomatik në Beograd”.
Ambasada e Ganës në Beograd ka konfirmuar për mediat serbe se ambasadori i saj ka udhëtuar drejt Ganës, por jo edhe informacionet për mbylljen e përfaqësisë diplomatike.
Gana ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të këtij viti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›