E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani Rama me perjashtoi nga PS bashkohem me LSI

/ /

Ne nje interviste per Panorama ai tregon arsyet qe e detyruan te marre kete vendim por dhe situaten ne te cilen ndodhet Partia Socialiste ne opozite.
Zoti Manjani ju keni qene mjaft kritik ndaj menyres se si kreu socialist Edi Rama po drejton dhe po ben opozite. Cila eshte marredhenia qe keni sot me Partine Socialiste
Marredhenie e zgjidhur ne menyre te njeanshme nga Edi Rama. Qartesisht zoti Rama nuk duroi kritikat e bera nga une dhe te tjere ne PS per humbjen e zgjedhjeve per percarjen e te majtes per strategjine e deshtuar te djegies se mandateve per mbajtjen peng te vendit me ceshtjen e sajuar te kutive per rreshtimin e gabuar te partise vecanerisht te grupit parlamentar ne dem te interesave te vendit per deshtimet e njepasnjeshme te politikes se tij te vitit te fundit. Ramen nuk e mbajten dot nervat dhe ne mbledhjen e Asamblese ku shpalli farsen e rikthimit te te ikurve vendosi ne heshtje perjashtimin tim sigurisht jo ne menyre statusore por ne menyre djallezore. Kam thene vazhdimisht se statuti e ligjet nuk kane pasur ndonjehere rendesi per kete njeri.
Mund te konsiderohet ky largim edhe nje shkeputje juaja nga politika apo do te vazhdoni te merreni me politike permes publicistikes
Pike se pari duhet tju them se politika nuk eshte mjeti im i jeteses dhe as puna ime e perditshme. Si e tille nuk ka qene as ne vitet e shkuara kur publiku me ka perceptuar si nepunes ne Partine Socialiste. Une jetoj me profesionin tim si konsulent ligjor. Politika per mua ka qene dhe mbetet nje pasion i ushtruar vullnetarisht ne perberje te Partise Socialiste dhe qe prej nje viti si qytetar i lire. Une jam jurist me pervoje pune ne te drejten publike kushtetuese e administrative disiplina keto te lidhura ngushte me politiken gjithashtu. Se dyti une e ushtroj pasionin tim pavaresisht vendimeve te Edi Rames per pranimin ose perjashtimin tim nga forumet e partise se tij sh.p.k. Pasionin cdo njeri e ushtron sipas deshires por edhe mundesive qe ka. Ne kete pike nuk i kam marre e as si marr leje askujt aq me pak Edi Rames. Ne kete kendveshtrim shkeputja nga politika do te vije vetem nese vendos vete ose kur pasioni dhe deshira per kontribut te me shteroje.
Keni ndonje projekt per te kontribuar ne politike prane ndonje force politike apo do te jepni ndihmesen tuaj brenda forumeve te shoqerise civile
Per fatin tim te mire nuk jam i vetem ne ushtrimin e pasionit politik. Ka shume te tjere te rreshtuar ne parti ose jashte tyre me te cilet mendojme njesoj dhe kemi te njejten deshire per kontribut. Nje gje eshte e vertete se as deshiren per kontribut e as sakrificat e derisotme publike te miat nuk kane shkuar dem pavaresisht deshires apo vendimeve arbitrare te Edi Rames per ti zhvleftesuar ato. Tashme kam marre nje vendim. Kam vendosur qe pasionin dhe kontributin e metejshem ne politike ta bashkoj me Levizjen Socialiste per Integrim tek e cila gjej nje mundesi reale per te ushtruar pasionin per politike dhe zgjeruar permasat e lirise politike te munguar. Kjo parti per hir te se vertetes me ka celur dyert per te kontribuar me idete e mia per shtetin dhe te drejten ne kete vend. Do te vazhdoj te jap kontribut pa u lodhur per gjithcka di ne kete fushe ne perberje te Levizjes Socialiste per Integrim.
Perse vendoset ti bashkoheni LSI-se
Se pari eshte parti e spektrit te majte tek idete e se ciles vazhdoj te besoj. Une besoj tek shoqeria e drejte paqesore me demokraci te zhvilluar dhe shanse te barabarta pa mohuar aspak magjine e tregut te lire. Se dyti eshte partia qe ka ne programin dhe objektivat e saj politiken per europianizimin e Shqiperise. Ne fakt nuk ka projekt me ambicioz dhe me te vertete sesa europianizimi i vendit tone te perbashket. Ne kete kendveshtrim projekti per europianizimin e drejtesise projekt tek i cili desha dhe dua te kontribuoj eshte pjese integrale e programit te LSI-se. Se treti eshte parti qe tregoi se ishte gati te merrte edhe kosto elektorale per te miren e Shqiperise. Mendoni se po te mos kishte hyre me guxim ne koalicionin e sotem qeverises ne momentin qe flasim do ishim ende ne dyert e ambasadave duke lypur per viza. Se fundi por jo per nga rendesia kjo parti me celi dyert e bashkepunimit bashkepunim te cilin e pranova me kenaqesi. Me shume prej anetareve te LSI-se njihem prej kohesh. Na ka lidhur puna dhe deshira e perbashket per te ushtruar pasionin politik ne vite. Me zotin Meta personalisht jam njohur ne kohen kur ishim ne qeverine e vitit 2002-2005. Keshtu merr udhe edhe meraku i shume miqve te mi se cdo bej me te ardhmen e kontributeve te mia ne politike. Keshtu merr udhen e duhur edhe vlera e derisotme e kontributit tim modest ne jeten politike dhe publike.
fare do te beni konkretisht ne perberje te LSI-se dhe cili do te jete kontributi juaj aty
Do te kontribuoj ne ekip me ide e mendime politike qe besoj se jane te dobishme per Shqiperine. E njoh veten per njeri kritik te realitetit po aq sa edhe kontribues per ndreqjen e defekteve te verejtura. Do vazhdoj te bej te njejten gje qe kam bere por duke u kujdesur me shume ne shpalosjen e asaj qe duhet bere. Une besoj se Shqiperia ka shume nevoje per alternativa ne funksion te zgjidhjeve afatgjata dhe te qendrueshme. Sherret ndermjet partive nuk i degjon me askush as vete anetaret e partive. Natyrisht ne ditet qe do te vijne do te formatohet me qarte edhe roli im brenda kesaj force politike. Por nje gje mund ta them eshte se per mua nuk kane rendesi ofiqet politike. Per mua ka rendesi vullneti per te bere gjera te medha. Me besoni qe kete vullnet e shoh qartesisht tek Levizja Socialiste per Integrim. Meqe me jepet rasti falenderoj forumet e LSI dhe zotin Meta per mundesine qe me ofrojne per te kontribuar bashkerisht per nje politike europiane ne Shqiperine tone te perbashket.
Ju nenvizuat nje fryme jo shume parimore dhe solidare brenda PS-se mendoni se do te kete kalime te tjera nga PS drejt LSI
Shikoni sic thashe pak me pare LSI eshte nje parti e majte dhe si e tille nuk eshte blasfemi politike per asnje qe beson majtas e qe kontribuon brenda saj. Edi Rama ishte dhe mbeti nje transplant i sforcuar si i tille jo afatgjate ne trupin e semure te Partise Socialiste. Ne kete mjedis deri diku malinje natyrisht qe njerezit normale refuzojne te jetojne. E keqja eshte se njerezit normale vazhdojne te sillen me kulture edukate e pergjegjshmeri qytetare nderkohe qe vetem kete gje nuk meriton Edi Rama dhe qelizat e tij malinje te implantuar me dhune. Prandaj heret apo vone shume njerez normale do te largohen nga ai mjedis per te shpetuar jo thjesht veten por politiken dhe Shqiperine. Po e pres kete dite me padurim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›