E Diel, 1 Nëntor 2026

Njona me “Black Eyes Peas”

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 09:29

Sukseset e njëpasnjëshme duket se nuk kanë të ndalur për modelen shqiptare në Amerikë, Vildane Zeneli, e cila njihet me emrin Vicky. Siç e shihni edhe në këtë foto, Vicky ndodhet përkrah yllit të grupit të njohur “Black Eyes Peas”, Apl. De. Ap., ndërsa ka realizuar promon e një serie televizive në lidhje me turneun botëror.

Kemi mësuar se disa modele të njohura kanë marrë pjesë në këtë spot, ku secila prej tyre duhet të realizojnë një koktej për njërin prej anëtarëve të “Black Eyes Peas”. Në fund ai do të zgjedhë vetëm njërën prej tyre, sigurisht me ndihmën e publikut përmes faqes së tyre të publikut Dipdive.

Vicky ka thënë se për më tepër informacione duhet ta ndjekim “live” programin në TV amerikan, gjë që është paksa e pamundur për shqiptarët. Megjithatë, shpresojmë që Apl. de Ap. të ketë zgjedhur Vicky-n…

Vildane Zeneli, bukuroshja zeshkane shqiptare ka pozuar së fundmi edhe për reklamën e RAM Trucks në revistën e njohur Sport Illustrated. Aty ajo shfaqet me një stil western, padyshim mjaft në formë dhe seksi, edhe pse e veshur me pantallona kauboj.

Vicky ka pozuar për shumë firma të njohura të modës si Roberto Cavalli, D&G, JLO, ndërsa në Shqipëri njihet edhe falë videoklipit të këngës “Next” të Flori Mumajesit, ku ajo shfaqet si protagoniste. (Standard)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›