Boston e Dallas, të sigurt

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 09:16
Boston e Dallas i kanë radhitur fitoret e dyta në garat e play-offit. Celtics, të udhëhequr nga heroi i tyre Kevin Garnett, ishin më të mirë se New Yorku edhe në sfidën e dytë. Knicksave nuk u ndihmuan 42 pikët e Carmelo Anthony.
Gjermani Dirk Nowitzki (33 pikë) i drejtoi Mavericks drejt triumfit të dytë ndaj Portlandit.
Kurse Orlando e barazoi serinë e ndeshjeve ndaj Atlantas falë lojës së shkëlqyeshme të Dwight Howard, i cili realizoi 33 pikë dhe shtoi 19 kërcime.
Boston-New York 96-93 (2-0)
Boston: Rondo 30
New York: Anthony 42
Orlando-Atlanta 88-82 (1-1)
Orlando: Howard 33
Atlanta: Crawford 25
Dallas-Portland 101-89 (2-0)
Dallas: Nowitzki 33
Portland: Aldridge 24