E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, Berisha: Opozita të bashkëpunojë për integrimin e vendit

20-09-2011 / Gazeta 55

Kongresi amerikan do lobojë për shtimin e njohjeve të Kosovës. Berisha takon në Nju Jork kongresmenët Engel dhe Crowley  


UPDATE- Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot takime me kongresmenët Eliot Engel dhe Joseph Croëley, të cilët ishin të pranishëm në punimet e Forumit të Investimeve SHBA - Shqipëri. Gjatë takimit me kongresmenin Engel u diskutua për çështjen e njohjes së mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe koordinimin e përpjekjeve në këtë drejtim. Kryeministri Berisha çmoi si shumë të rëndësishëm liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, si një moment i cili do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm si në planin e përgjithshëm ekonomik, ashtu dhe në planin e rritjes së lirive të qytetarëve të saj. Kongresmeni Engel e siguroi kryeministrin për mbështetjen e palëkundur të qeverisë amerikane në lidhje me çështjen e Kosovës, duke vlerësuar edhe maturinë e qeverisë së saj në lidhje me hapat e ndërmarrë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e sovranitetit të saj. Kryeministri, nga ana e tij, konfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen e kufijve ekzistues në Ballkan, si politika më e mirë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon. Duke diskutuar për situatën politike në Shqipëri, Kryeministri Berisha mirëpriti kthimin e opozitës në parlament dhe shprehu shpresën se opozita do të përfshihej në mënyrë serioze në reformën zgjedhore dhe do të kontribuonte me konsensus dhe vullnet pozitiv në plotësimin e reformave të kërkuara për integrimin në BE. Kryeministri vlerësoi qëndrimet e qeverisë amerikane në lidhje me zhvillimet në Shqipëri, përfshirë zgjedhjet e fundit të zhvilluara. Ndërsa gjatë takimit me kongresmenin Croëley u diskutuan çështje të interesit të përbashkët, ku fokus të veçantë patën marrëdhëniet dhe zhvillimi i diasporës shqiptare, veçanërisht në Neë York. Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe në zhvillimin e demokracisë. Ai vlerësoi rolin e diasporës shqiptare dhe falënderoi kongresmenin Croëley për mbështetjen e tij personale ndaj saj. Të dy kongresmenëtshprehën dëshirën për të vizituar sa më shpejt Shqipërinë.


Sllovenia do mbështesë kursin e integrimit Evropian të Shqipërisë

Kryeministri Sali Berisha u takua në New York, me Presidentin e Sllovenisë Danilo Turk.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, si dhe u konfirmua vullneti i palëkundur i Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për të ecur përpara me shpejtësi me projektin madhor kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por edhe mbështetja e palëkundur e vendit dhe popullit mik slloven ndaj Shqipërisë për hapat e mëtejshme drejt këtij anëtarësimi.
Po ashtu, në takim u ripohua vullneti i të dy vendeve për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti atë ekonomike, shprehje e të cilit është edhe suksesi i kompanive sllovene që janë në mënyrë aktive prezente në tregun shqiptar.


Berisha i kërkon shtetit të Bhutan-it të njohë pavarësinë e Kosovës


Kryeministri Berisha takon Presidentin e Bhutan Jigme Yoser Thinley  


Kryeministri Berisha u takua sot me homologun e tij të Bhutanit Jigme Yoser Thinley. Në takim u rikonfirmua vullneti  i dy palëve për t’i zhvilluar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, në dobi të së mirës së dy popujve dhe vendeve. Të dy kryeministrat ishin të të njëjtit mendim se është e nevojshme vendosja e një kuadri ligjor për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Kryeministri Berisha i kërkoi Kryeministrit Jigme Yoser Thinley që Bhutani të marrë në konsideratë shqyrtimin e dosjes së Kosovës, duke theksuar se njohja e pavarësisë së shtetit më të ri të Europës do t’i shërbejë konsolidimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon. Në takim u theksua se njohja e pavarësisë së Kosovës është e drejtë legjitime e popullit të saj, i cili si asnjë popull tjetër përjetoi fushatën më të egër të spastrimit etnik nga regjimi milloshevician e tashmë po ndërton lirinë, demokracinë dhe të ardhmen e tij europiane dhe është shndërruar në faktor stabiliteti, miqësie e bashkëpunimi në rajon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›