Patozi: Kursi i ri i Ramës po bllokon integrimin në BE
TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi në një intervistë, për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" theksoi se lideri i opozitës nuk po ndjek kurs të ri politik, por po vazhdon rrugën e bllokimit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Patozi nënvizoi se, vendimi i kreut të PS Edi Rama, i cili deklaroi dje se nuk do të votojë ligjet që duan 3/5, i preu rrugët opozitës që ajo të jetë bashkëpunuese për 12 rekomandimet që vendi duhet të plotësojë.
“Kjo për ne është ngjarje e hidhur madje edhe për opozitën dhe shqiptarët, se Edi Rama i lejoi vetes që të thotë se opozita nuk ka një kurs të ri. Rama është sërish blllokues. Kjo do thotë se nuk ka kurs të ri, por bllof. Rama tha se opozita nuk është e gatshme të bashkëpunojë për ligjet me shumicë të cilësuar, një nga 12 çështjet e këruara. Edi Rama e hodhi me një fjalë të vetme, por dhe paralajmëroi se opozita nuk është e gatshme të plotësojë qoftë dhe nje rekomandim të vetëm, i cili mund të jetë dhe pozitiv. Është njësoj si ti veshësh një fustan me ngjyra të ndezura një plake të fishkur. Rama i preu rrugët dje që opozita të jetë bashkëpunuese”, - theksoi Patozi.
PATOZI: TË HAPUR PËR KËRKESAT E OPOZITËS
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi akuzoi edhe njëherë kryesocialistin Rama, se nën maskën e kursit të ri të opozitës, nuk po bën gjë tjetër vecse po bllokon integrimin. Duke folur për kërkesën e ndryshimit të rregullores së Kuvendit, Patozi tha se është i hapur që ajo të shqyrtohet.
“Rama dje i preu rrugën cdo shprese që opozita të jetë bashkëpunuese. Të gjitha rekomandimet lidhen me bashkëpunimin pozitë-opozitë. PS është edhe kundër interesave të zgjedhësve të vetë. Bashkëpunimi nuk bëhet vetëm me njërën palë. Gjatë këtyre viteve ne nuk kemi rreshtur së kërkuari bashkëpunim. Kemi vullnet të plotë për të respektuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, për të respektuar cdo propozim të opozitës. Pra, unë nuk jam njohur me përmbajtjen e ndryshimeve në rregullore që propozon opozita, ne kemi prirje të pranojmë cdo gjë të rregullt. Ne jemi krejtësisht të hapur, është vijim i një linje krejtësisht të hapur politike. Ende pa u shprehur ne për ndryshimet në rregullore, ata vunë barrikada. Ligjet e integrimit Edi Rama i quajti rromapërtoma”, tha Patozi duke i mëshuar fort idesë së tij se Rama vazhdon të bllokojë integrimin e vendit.
PATOZI: NUK BËHEMI DOT OPOZITË
Përfaqësuesi i së djathtës tha edhe njëherë se mazhoranca nuk e bën dot rolin e opozitës. Ai ftoi edhe njëherë opozitën t’i bashkohet tryezës për reformën zgjedhore.
“Mesazhi im është hajde të nisim punën për reformën zgjedhore. Ne nuk mund t’i përmbushim 12 pika për 3 javë që kanë mbetur. Por ne mund të japin shembullin se po fillojmë me këmbë të mbarë”, tha ai.
Patozi theksoi se opozita të gjitha kërkesat e saj duhet t’i bazojë në rekomandimet e OSBE/ODIHR.
“I qëndrojmë gjithçkaje që opozita të sjellë në konsultim me OSBE/ODIHR. Ne kemi nevojë për garanci dhe garanci më të mirë se partnerët ndërkombëtarë nuk mund të kemi, kjo nuk u arrit. Nuk kemi kurs të ri, kemi një linjë të vjetër që maskohet sikur është e re. Cështja e ndryshimeve në rregullore dhe cështja e ndryshimeve kushtetuese është një temë shumë e debatuar, mund të shkojë si legjenda e hapjes së kutive. Nuk dua të bëj profetin e keq, por janë të gjitha shenjat që të vazhdojë politika bllokuese”, shtoi ai.
(vijon)