E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Partneritet të plotë me projektet reformatore të administratës “Basha”

20-09-2011 / Gazeta 55

Kreu i prezencës së OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar nga kreu i bashksië së Tiranës Lulzim Basha që lejet e ndërtimit të jenë sa më transparente. “Një aspekt i diskutimit tonë ishte dhënia e lejeve, e cila do të jetë një proces transparent dhe i garantuar. Ky është një aspekt që duhet të kryhet, në përputhje me ligjin dhe është një nga fushat ku do të vazhdojë bashkëpunimi i OSBE-së me Bashkinë e Tiranës”,- theksoi Basha. Në takimin e zhvilluar në Bashki u diskutua dhe mbi planin rregullues të kryeqytetit dhe projektet e tjera të bashkisë. Kryebashkiaku Basha, informoi ambasadorin Wollfarth mbi zhvillimet në Bashkinë e Tiranës dhe projektet zhvillimore të qytetit, si Plani Urbanistik, ndërhyrjet në infrastrukturë dhe çështjet e mjedisit. “Fusha e përparësisë së bashkëpunimit me OSBE-në janë mbetjet, trajtimi i tyre dhe në tërësi çështjet e mjedisit që kanë të bëjnë me planifikimin e sipërfaqeve të gjelbra të mëdha, krijimin e një parku të ri, ndërhyrje për gjelbërim në çdo lagje të Tiranës, lehtësimi i trafikut nga sheshi ‘Skënderbej’ deri tek rrethrrotullimi i doganës”,- nënvizoi kreu i bashkisë së Tiranës. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, tha se ky bashkëpunim sheh të nevojshëm përfshirjen e shoqërisë civile dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për çështjet mjedisore dhe do të kontribuojë në cilësinë e jetesës në vend. Ndërkohë duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve mbi deklaratat e bëra nga lideri i opozitës Edi Rama i cili është shprehur se nuk do t’i miratojë ligjet me 3/5, duke i cilësuar vetëm si shtojca, Wolfarth deklaroi:“Konslutimi është gjithnjë i rëndësishëm dhe pata përshtypjen se Kryebashkiaku i Tiranës është i hapur për një gjë të tillë dhe nuk është e limituar politikisht, pasi është e hapur për shoqërinë civile. Kjo është e vërtetë, që duhet në nivel kombëtar por edhe për atë lokal dhe është e rëndësishme që duhet të kontribuojnë, mund të kontribojnë dhe zërat e të gjithëve të dëgjohen. Idetë e tyre, jam i më se i sigurtë dhe i bindur që do të jenë pjesë e projekteve të ardhshme për qytetin”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›