E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita e Edvinit s’del dot nga qerthulli i bojkotit – për kursin anti-reformë i mungojnë Dule dhe Gjinushi

20-09-2011 / Gazeta 55

Nard Ndoka zot shtëpie dhe Preç Zogaj zëdhënës, tregues i krizës së identitetit që ka pushtuar opozitën antievropiane të Shqipërisë


Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe Skënder Gjinushi i PSD-së mungonin sërish në takimin e përjavshëm të opozitës, ku u diskutua mbi reformën zgjedhore. Edi Rama shoqërohej nga dy negociatorët e Partisë Socialiste, Gjiknuri dhe Hysi që kanë dëgjuar pretendimet e partive me te vogla opozitare, lidhur me kursin e tij anti-reformë, edhe në këtë sesion të ri parlamentar. Por sipas Preç Zogajt, një zëdhënësi “dejave” të parodisë opozitare, mungesat në takim nuk ishin politike. Takimi zgjati rreth 2 orë, në selinë e demokristianëve të Nard Ndokës (një tjetër kollovar i kësaj palo-opozite), i cili së bashku me Paskal Milon e Demokracisë Sociale mbanin peshën kryesore përkundrejt socialistëve. Ky është takimi i dytë i përjavshëm nga i cili Dule dhe Gjinushi qëndrojnë në distancë. I sotmi ishte një takim i rëndësishëm pasi Rama shoqërohej nga dy negociatorët e PS për ligjin e zgjedhjeve të cilët ishin të gatshëm të dëgjonin pretendimet e partive më të vogla. Dhe sërish është bojkotuar nga Vangjel Dule dhe Skënder Gjinushi. Nëse për Skënder Gjinushin është thuajse e pamundur të mendohet një rrugë tjetër përveç asaj të të majtëve, ndryshe ndodh me Vangjel Dulen. Në zgjedhjet e kaluara, kreu i PBDNJ-së bëri një marrëveshje të pjesshme me socialistët, ndërsa distancimi i tij në takimet e Opozitës së Bashkuar lë të hapur të gjitha mundësitë e zgjedhjes për të, në 2013. Ndërkohë aleatët e socialistëve në fund të takimit konfirmuan se do të jenë gjithnjë në kontakt për çdo hap që hidhet në negociatat për Kodin e ri Zgjedhor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›