E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i ftuar në Forumin “Klinton”, i cili drejtohet nga ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton

20-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha takon ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në hapjen e punimeve të Forumit ekonomik “Klinton”

Në vijim të axhendës së aktiviteteve që po zhvillon në Neë York, Kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton. Ky forum tre ditor, ku marrin pjesë personalitete të larta të politikës të vendeve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë botërore, etj, këtë vit fokusohet në diskutimin e ideve për një rritje të qëndrueshme të burimeve energjetike dhe infrastrukturës, në kushtet e një buxheti të tendosur. Në panelin e sesionit ishin të pranishëm, Presidenti i Komisionit Evropian Manuel Barroso, Presidenti i Meksikes Felipe Calderon, Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma, Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk, kryeministri i Norvegjisë Stoltenberg, Kryeministrja e Bangladeshit etj.
Në sesionin hapës, diskutimi u fokusua tek ndryshimet klimaterike, ndikimi i tyre në rritje, mbi zhvillimin ekonomik, social, mbi vende të veçanta, ashtu si dhe në aspektin global dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje, ligjërisht detyruese për reduktimin e ndotjes. Të gjithë diskutuesit që morën fjalën theksuan nevojën që samiti që do të mbahet në Durban në Afrikën e Jugut të shënojë progres të dukshëm në drejtim të përballimit të kësaj sfide globale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›