Çitaku: BE e ashpër në vlerësimin e progresit për Kosovën
PRISHTINE- Autoritetet e Bashkimit Evropian janë veçanërisht të ashpra në vlerësimin e progresit të Kosovës, - tha ministrja e Integrimeve Evropaine, Vlora Çitaku.
“Ne duhet të bëjmë përpjekje të një studenti A, që ai të notohet me C “, - tha Vlora Çitaku, në intervistën për agjencinë DPA në Bruksel.
Ajo është shprehur se pesë vendet e BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, janë faktor i papajtueshmërisë së BE-së ndaj Kosovës, e cila dëshiron që sa më shpejt t’i fillojmë bisedat me Brukselin për heqjen e regjimit të vizave.
Shtetasit e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk janë të përfshirë në liberalizimin e vizave me BE-në.
Vlora Çitaku theksoi se raporti i ardhshëm vjetor i Komisionit Evropian, nuk do të jetë aq pozitiv, meqë Kosova “kishte vetëm katër muaj” për të punuar në reforma gjatë vitit të kaluar, pasi ishin mbajtur dy palë zgjedhje.
(m.a/rel/BalkanWeb)