E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB diskuton detajisht kërkesën palestineze

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 14:00

Për herë të parë, Kombet e Bashkuara diskutuan në detaje kërkesën e palestinezëve për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Megjithatë, vetëm pak detaje u bënë të ditura për publikun, pas takimit të komitetit për anëtarësim të Këshillit të Sigurimit.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit, ambasadori libian, Naval Salam, tha se kërkesa e palestinezëve do të vlerësohet gjatë javës së ardhshme nga ekspertët ligjorë.

Këta të fundit pritet të raportojnë për punën e tyre brenda dy javëve.

Në anën tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel, kërkoi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rifillimin e negociatave me palestinezët.

Netanyahu duhet të negociojë sa më shpejt që të jetë e mundur për një zgjidhje me dy shtete, sqaroi Merkel dhe theksoi se ajo nuk ka aspak mirëkuptim për vazhdimin e ndërtimeve në ngulimet hebraike.

Merkel reagoi kështu ndaj një vendimi të qeverisë izraelite.

Ajo ka dhënë lejen për ndërtimin e 1100 banesave të reja në pjesën lindore të Jerusalemit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›