E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork, një rrugë e qytetit të Bronksit merr emrin e Nënë Terezës



Tashmë edhe komuniteti shqiptar në Nju Jork, do të kenë një simbol të vendit të tyre në njërën nga rrugët më të “shkelura” të qytetit të Bronksit. Kjo pasi në lagjen e mbipopulluar me shqiptarë, një rrugë do të marrë emrin “Rruga-Nënë e Terezës”. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Nju Jorkut, vetëm pak ditë më parë. Sipas lajmit, një kërkesë e tillë ishte bërë kohë më parë nga anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vaça (D-Bronx), me iniciativën e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, e drejtuar nga presidenti i saj Esad A. Rizai dhe profesor Haxhi Berisha. Aprovimi përfundimtar i kësaj kërkesë ka ardhur më 2 prill, kur Këshilli i Bashkisë së Nju Jorkut, votoi në unanimitet për ta aprovuar këtë kërkesë. Në deklaratën e shpërndarë nga Bashkia e Nju Jorkut për median shqiptaro-amerikane, thuhet se Bashkia e qytetit të Nju Jorkut, me anë të një rezolute të sponsorizuar nga anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vaça (D-Bronx), ka vendosur, riemërtimin e një segmenti rruge në qytetin e Bronxit, me emrin e nobelistes shqiptare, bamirëses së njohur Nëna Tereza.

2 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›