E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork protesta ndaj arrestimeve ne Wall Street

Një grup i vogël protestuesish u mblodhën sërish në Nju Jork për të ngritur zërin e tyre kundër arrestimeve në fundjavë të më shumë se 700 anëtarëve të Lëvizjes “Të pushtojmë Uall Streetin”. Kësaj here protestuesit u mblodhën në afërsi të Manhattanit me pankarta ku shkruhej “Burg Bankierëve!” ose “Duart larg Lëvizjes të Pushtojmë Uall Streetin!”. 

Demonstruesit marshuan për disa blloqe deri në Broduei Avenue ku anëtarët e Lëvizjes “Të pushtojmë Uoll Streetin” kanë ngritur kampet e tyre prej mëse dy javësh. Protestuesit kanë fituar dhe simpatinë e investitorit filantrop Xhorxh Sorros, i cili u ka bërë thirrje bankave të gjejnë mënyra për t’u çliruar nga asetet e këqia që përpijnë të hollat e taksapaguesve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›