Protesta ne Siri ne 3 dite arrestohen 3 mije vete

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se trupat qeveritare kanë arrestuar më shumë se 3 mijë njerëz, vetëm përgjatë tri ditëve të kaluara, në qytetin Rastan. Qyteti në fjalë ishte një qëndresë ë fortë antiqeveritare dhe u mor nën kontroll nga Damasku zyrtar pas luftimeve të ashpra.
Komiteti Koordinues Lokal, që përbën burim informacioni për mediat e huaja që nuk lejohen nga autoritetet të hyjnë në vend tha se luftimet në Rastan janë ndalur, por përvec dhjetëra të vrarëve, tashmë njoftohet edhe për më tepër se 3 mijë vetë të arrestuar.
Përleshjet në qytetin qendror Rastan ishin ndër më të ashprat në këtë vend, prej mesit të muajit mars, kur filloi kryengritja. Ka shqetësime se Siria po shkon drejt një lufte civile sikur ndodhi në Libi. Media shtetërore vazhdon ti etiketojë kryengritësit si terroristë.
Juli Prifti