Protesta ne Greqi pritet rritje e borxhit publik

Grekët të indinjuar bllokojnë sërish dyert e ministrive kundër paketës së masave shtrënguese në një kohë kur bëhet e ditur se borxhi grek do të thellohet dhe më tej. Greqia nuk do të ketë nevojë për ndihma të tjera për të shmangur falimentimin të paktën deri në muajin nëntor. Pas një diskutimi që zgjati 6 orë rreth mesnatës, në një konferencë për shtyp, presidenti i Eurogrupit Zhan Klod Junker deklaroi se qeverisë së Athinës i është kërkuar të bjerë dakord me masat shtesë për të fashitur të çarat fiskale për 2013 e 2014”.
E ndërsa ende pritet ratifikimi i marrveshjes së 21 qershorit për shtimin e fondit për shpetimin e shteteve, ende nuk është miratuar marrveshja nga Sllovakia, Malta e Hollanda. Nuk është ende e sigurt nëse këto shtete do ta ratifikojnë marrëveshjen, ndërkohë që një pengesë kryesore mbetet kurba e borxhit publik grek që do të arrijë në 371,9 miliardë euro.
Me gjithë shkurtimet drastike të shpenzimeve publike dhe kursimeve të rrepta, kurba e borxhit grek do të rritet dhe më tej për vitin 2012. Sipas projektbuxhetit të paraqitur për miratim në parlament, borxhi grek në fund të vitit do të arrijë në 356,5 miliardë ose 161,8% të GDP-së, kurse për vitin 2012 do të rritet në 371,9 miliardë euro ose 172,7% të GDP-së. Parashikohet recesion më i ulët në 2,5% nga 5,5% aktualisht, por vlerësohet se papunësia do të rritet më tej, nga 15,2% të këtij viti në 16,4% në fund të vitit tjetër. “. Rezervat e shpehura ndërkohë nga ana e komisionerit evopian për Ekonominë Oli Rehn, i cili foli për “masa të rëndësishme por jo të mjaftueshme”, shkaktuan një rënie të re të bursave, veçanërisht asaj të Athinës me -2,4%.
Delina Bitraku