E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e avionit

Hetuesit federalë amerikanë bënë me dije dje se motori i djathtë i avionit që i shpëtoi para dy ditësh për mrekulli tragjedisë, gjendet ende në trupin e avionit, duke përgënjeshtruar të dhënat e mëparshme, sipas të cilave të dy motorët qenë shkëputur nga trupi. Një prej zëdhënësve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Transporteve bëri me dije se uji kishte qenë aq i turbullt, sa kishte krijuar përshtypjen fillestare se të dy motorët qenë shkëputur. Tani po kërkohet vetëm motori i dytë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›