E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, shpërthim pranë ambasadës gjermane në Kabul

Të paktën tri veta gjetën vdekjen të shtunën në mëngjes për shkak të shpërthimit të një veture bombë në afërsi të ambasadës gjermane, një baze ushtarake në Kabul. Një prej të vdekurve qe fëmijë, tha Ministria afgane e Mbrojtjes, duke shtuar se 23 të tjerë qenë plagosur. Sulmi, i cili i shkaktoi dëme ambasadës gjermane, u mor përsipër nga talibanët, një zëdhënës i të cilëve bëri publik emrin e njërit që kreu sulmin vetëvrasës, si dhe sqaroi se në shënjestër qenë makinat e ambasadës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›