SHBA, Obama ndërmerr rrugëtimin historik
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barak Obama, i mbështetur vazhdimisht tek Abraham Linkolni si figurë inspiruese, nisi dje udhëtimin drejt Shtëpisë së Bardhë, duke përshkruar të njëjtin itinerar që kishte ndjekur Linkolni në vitin 1961 për të marrë presidencën. Pritet që rreth 2 milionë njerëz të mbushin rrugët e Uashingtonit të martën, ditën kur Obama do të marrë zyrtarisht postin presidencial. Për të përballur gjithë këtë fluks, policia ka në plan të bllokojë një pjesë të mirë të rrugëve të Uashingtonit.