E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jorku 10 vjet pas sulmeve te 11 shtatorit 2001

Ne dekaden qe nga sulmet terroriste te 11 shtatorit qyteti i Nju Jorkut eshte perballur me kercenimin e sulmeve te tjera terroriste si dhe probleme ekonomike. Megjithate qyteti vazhdon te rindertohet duke terhequr banore te rinj dhe me shume se 40 milione turiste cdo vit. Banoret dhe vete qyteti i Nju Jorkut kane marre me kohe emer si nje popullate dhe nje qytet vital dhe i pathyeshem

Ne shume aspekte Nju Jorku eshte njesoj si 10 vjet me pare. Sheshi Times Square eshte plot njerez e makina. Bulevardi Fifth Avenue mbetet po aq terheqes si me pare. Dhe Statuja e Lirise ofron nje imazh mikprites ne portin e Nju Jorkut.

Por ajo qe ka ndryshuar eshte hapesira qe u hap ne horizont pas rrezimit te kullave binjake.

Njujorkezet Xhen Xhefi dhe Adam Sills te cilet kane nje djale 1 vjecar Izakun thone se rralle here mendojne per sulmet megjithese Nju Jorku mbetet objekt sulmesh terroriste. Ata e shohin te ardhmen e tyre ne nje lagje te perzier etnikisht ne Bruklin.

Me pelqen qe jam pjese e ketij komuniteti e ketij qyteti. Me pelqejne njerezit. E dua shume larmine dhe vitalitetin ketu. Kenaqem kur dal rruges dhe degjoj 4 gjuhe te ndryshme.

Adam Sills shprehet krenar per faktin qe njujorkezet e moren shpejt veten pas sulmeve.

Nje gje e tille e ritheksoi imazhin qe qyteti ka pasur gjithmone si nje qytet i forte dhe vital qe eshte ne gjendje te perballoje sfida te medha pavaresisht se cfare e godet. Njerezit kane nje aftesi te madhe per ta perballuar goditjen por edhe per ta kapercyer ne menyre triumfuese.

Ajo qe eshte interesante eshte fakti se njujorkezet reaguan krejt ndryshe ndaj sulmeve se pjesa tjeter e vendit.

Profesori i Psikologjise ne Universitetin Columbia Xhorxh Bonano studion dhimbjen dhe traumen kolektive pas nje katastrofe. Ai thote se sipas studimeve njujorkezet e moren veten me shpejt se pjesa tjeter e vendit

Krahasuar me pjesen tjeter te vendit ankthi dhe shqetesimi i pergjithshem vazhdoi ne nivel te larte ne pjese te tjera te vendit pas sulmeve te 11 shtatorit. Por ne Nju Jork nuk ndodhi nje gje e tille.

Por ka edhe njujorkeze qe ende nuk e kane kapercyer goditjen emocionale. Zhutelka Sepejtu punon ne nje firme ligjore ne Nju Jork

Kur tregojne pamje nga 11 shtatori me vjen perseri per te qare zemra me cahet. Edhe tani qe flas per kete fakt me vjen per te qare pasi kam shume kujtime. Ishte nje moment shume i veshtire.

Ajo jeton me familjen ne Bronks. Sepejtu thote se i pelqen shume Nju Jorku por nuk ndjehet e sigurte. Ajo shqetesohet sidomos per vajzen 13 vjecare Aliksandi

Dua te vendosem ne nje qytet te qete qe nuk njihet shume ku ska metro apo gratacela pasi me duket se Nju Jorku terheq shume vemendje vecanerisht ne syte e terroristeve.

Zhutelka shqetesohet sidomos per sigurine e transportit publik. Ajo do te preferonte qe Aliksandi te mos kishte nevoje te udhetonte me metro per ne shkolle

Shqetesohem shume se mund ti ndodhe dicka dhe nuk do ti jem prane per ta mbrojtur.

Ka te tjere qe e shohin pa vend kete shqetesim. Adam Sills thote se pasi u martua dhe u be baba filloi te ndjehej edhe me i lidhur me Nju Jorkun

Ke te gjithe boten te perqendruar atje dhe fakti qe po ngre familjen tende ne kete qytet eshte pak a shume menyra me e mire per te deklaruar Mendoj se ky eshte nje vend i vecante nje vend i rendesishem saqe te dua te ngre familje dhe te rris femije ketu.

Ka plot te tjere si Adami. Pritet qe nje milion njerez te tjere te vendosen ne Nju Jork gjate 20 vjeteve te ardhshem. Ata do te behen pjese e nje qyteti qe jeton ne te sotmen dhe te ardhmen shume me teper se ne te kaluaren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›