New York kujtohet 11 Shtatori. Ceremonia nis me homazhe

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë. Shtetet e Bashkuara përkujtojnë 11 shtatorin e vitit 2001. Herët në mëngjes presidenti i shoqëruar nga bashkëshorja Mishel u nis në bordin e Air Force One në udhëtimin drejt të trija vendeve të tragjedisë, Washingtonit, Nju Jorkut dhe Pensilvanisë.
Ndërsa ora shënonte 8:00 në Nju Jork dhe Washington startuan dhe ceremonitë përkujtimore. Për herë të parë përkrah njëri- tjetrit në nivelin zero, Obama dhe Bush morën pjesë në përurimin e memorialit për viktimat e sulmit më vdekjeprurës në histori. Çifti presidencial dhe ish- presidenti i shoqëruar nga bashkëshorja Laura u takuan me familjarë të viktimave e zyrtarët, ndërsa mbajtën heshtje në orën 08:46 dhe 09:03, kohën kur avionët e rrëmbyer sulmuan kullat binjake .
Në Pentagon ceremonitë përkujtimore startuan me pjesëmarrjen e zv/ presidentit Joe Biden. Më herët presidentiBarak Obama i shoqëruar nga bashkëshortja bëri homazhe për të rënët në varrezën kombëtare të Arlingtonit duke ndaluar para atyre që kanë humbur jetën në Irak dhe Afghanistan, në seksionin 60 të varrezës historike. Përmes një video-mesazhi të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë deklaroi se Shtetet e Bashkuara tani janë më të fuqishme se në kohën pas sulmeve terroriste dhe se Al Kaida- rrjeti terrorist përgjegjës për sulmet në fjalë është “në rrugën e shkatërrimit”.
“Ata deshëm të na terrorizojnë, por si amerikanë ne refuzojmë të jetojmë në frikë. Po, ne përballemi me një armik të vendosur dhe nëse nuk gabohem, ata do të tentojnë të na godasin sërish. Por, ashtu siç po dëshmojmë edhe këtë fundjavë, ne mbesim vigjilent. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur njerëzit tanë. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh, si një shtet që e merr vetën shpejt, ne do të vazhdojmë”- u shpreh ai.
Ceremoni përkujtimore po mbahen në mbarë botën duke filluar nga bazat ushtarake amerikanne në Afganistan, por dhe në Zelandën e Re, Australi, Gjermani, Britani e më gjerë. Në Romë në meshën e së dielës një lutje e veçantë për viktimat e 11 shtatorit u drejtua dhe nag ati i shenjtë. “Ftoj qeveritë të zgjedhin të mos i drejtohen dhunës për zgjidhjen e problemeve”- deklaroi para besimtarve papa Benedikti XVI.
Azhornuar së fundi ( e diel , 11 shtator 2011 )