Shtetet e Bashkuara shenojne 10 vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit

Shtetet e Bashkuara po shenojne 10 vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit ku vrane pothuajse 3000 persona dhe futi vendin ne nje dekade te luftes.
Presidenti Barack Obama dhe paraardhesi i tij George W. Bush te dielen ne mengjes vizituan memorialin e perfunduar kohet e fundit ne vendin e Qendres Boterore te Tregtise ne qyetetin e Nju Jorkut.
Familjet e viktimave me vone do te lejohen per here te pare te shohin pishinen reflektuese qe eshte ndertuar aty ku dikur ngriheshin kullat binjake.
Presidenti Obama dhe Zonja e Pare Michelle Obama se bashku me ish presidentin Bush dhe bashkeshorten e tij Laura Bush pershendeten zyrtaret e tanishem dhe ish-zyrtaret rajonal.
Ne oren 8 e 46 minuta sipas ores lokale ne qytetin e Nju Jorkut u mbajt nje minute heshtje per te respektuar kohen kur avioni i pare goditi Kullen e Veriut. Nje tjeter moment heshtje u mbajt ne oren 9 e 3 minuta per te shenuar momentin kur aeroplani i dyte goditi Kullen e Jugut. Te pranishmit ne ceremoni gjithashtu do te mbajne nje minute heshjte per te shenuar kohen kur kullat binjake u rrezuan.
Presidenti Obama lexoi Psalmet 46.
Ne nuk do te kemi frike edhe sikur toka te luaje dhe malet te hidhen ne mes te detit.
Zoti Bush lexoi nje leter nga nje tjeter president amerikan Abraham Linkoln derguar nje gruaje e cila humbi pese djem ne luften civile amerikane.
I lutem zotit te lehtesoje dhimbjen dhe te lere tek ju vetem kujtimet e cmuara te te dashurve dhe krenarine solemne qe iu takon me kete sakrifice kaq te kushtueshme per altarin e lirise.
Ne ceremoni familjet e viktimave dhe te dashurit e tyre lexuan emrat e qindra njerezve te vrare aty nje dekade me pare.
Ne Pentagon u mbajt nje ceremoni per viktimat e sulmit ndaj shtabit te Departamentit Amerikan te Mbrojtjes.
Shefi i shtatmashorise amerikane Admirali Mike Mullen nderoi viktimat dhe familjet e tyre.
Ne kete vend jane shuar jete njerezish jane shuar enderrat dhe e ardhmja ka ndryshuar. Shpresat jane shkaterruar ne menyre tragjike. Te gjithe kemi ardhur ketu per te kujtuar ato shpresa per te vajtuar dhe per ti nderuar ata. Por nderi me i madh qe n mund te bejme eshte ne zemrat tona dhe ne veprimet tona e jo ne tubime.
Me vone edhe ne Shanksville te Pensilvanise u mbajt nje ceremoni perkujtimore ne kujtim te rrezimit te nje aeroplanit te rrembyer nga terroristet.
Te dielen ne mbremje presidenti Obama dhe zonja Obama do te marrin pjese ne Koncertin e Shpreses ne Qendren e Kennedy ne Uashington.