E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika kujton viktimat e 11 shtatorit 2001

Shumica e sherbimeve perkujtimore sot ne Nju Jork u shenuan nga momente heshtjeje dhe reflektimi ndersa Amerika kujtoi viktimat e sulmeve terroriste te 11 shtatorit.

Anetaret e familjeve te atyre qe vdiqen nga keto sulme jane mes atyre qe morren pjese ne sherbesat gjate gjithe dites dhe te paret qe vizituan parkun prej 6 presje 5 hektaresh ku dikur ngriheshin kullat binjake.

Nje qetesi pikelluese mbuloi sheshin ndersa lexuesit thirren emrat e gati 3 mije njerezve te vrare nga sulmet perfshi anetare te familjeve te tyre.

Duke veshur shirita blu ne kujtim te viktimave shume lexuan me lote ne sy emrat duke u thene baballareve nenave apo anetareve te tjere te familjes qe dhane jeten se i kishte marre malli dhe i donin shume. Shume veshtronin qiellin me fytyrat e ngrohura nga dielli i mengjesit te sotem duke kujtuar ate dite te tmerrme 10 vjet me pare.

Vioncelisti amerikan me origjine franceze Jo Jo Ma interpretoi gjate ceremonive ne Nju Jork duke luajtur nje solo ndersa Roja e Nderit hapi porten e hyrjes per familjaret ne Memorialin Plaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›