“No country for old men” starton në Tiranë
Katër statuja “Oskar” për regjinë, skenarin dhe aktorin joprotagonist Rikthimi i vëllezërve Coen u përshëndet nga gjithë kritika botërore
Katër statuja “Oskar” (për regjinë e skenarin më të mirë Ethan e Joel Coen, aktorin më të mirë joprotagonist Javier Bardem dhe filmi më i mirë i vitit). Ishin në fakt statuja të paralajmëruara nga 83 çmime prestigjioze në të gjitha festivalet e botës dhe 28 nominime. Filmi është përfshirë në 354 lista për dhjetë filmat më të mirë të vitit duke u bërë filmi që ka arritur më shumë vlerësim se çdo film tjetër. Në 90 prej këtyre listave “No country for old men” ka zënë vendin e parë. Ky është rikthimi i artë i vëllezërve Coen, i përshëndetur nga të gjithë kritikët e botës në unanimitet të plotë. Në Tiranë ai ishte paralajmëruar që do të vinte pas filmit “Atonement” në kinema “Millenium II”. Projeksioni i parë i filmit në Shqipëri është bërë ditën e djeshme, në orën 20:30, për të vazhduar edhe në seancën e orës së vonë të mbrëmjes, pra më 23:00. Filmi do të vazhdojë të shfaqet edhe gjatë ditëve në vijim në seancat e pasdites, në orët 17:30 dhe 20:30, në përshtatje me një publik më të përzgjedhur që kërkon në orët e mbrëmjes një film impenjativ. Ndërsa në seancat e paradites, 10:00; 12:30 dhe 15:00 do të vazhdojë të shfaqet komedia rinore “Superbad”.
Skeda e filmit
Titulli: “No country for old men”
Regjia: Joel Coen, Ethan Coen
Skenari: Joel Coen, Ethan Coen
Gjinia: Dramë, Triller, Uestern dhe përshtatje
Kohëzgjatja: 122 min
Aktore: Tommy Lee Jones në rolin e Ed Tom Bell, Javier Bardem në rolin e Anton Chigurh, Josh Brolin në rolin e Llewelyn Moss
Prodhuar nga Robert Graf (II), Mark Roybal, Scott Rudin
Xhirimet: Texas, USA, Santa Fe, Neë Mexico, USA, Marfa, Texas, USA
Sinopsi: Një sherif i moshuar është në ndjekje të një vrasësi shumë të egër, i cili nga ana e tij ndjek një gjuetar antilopash. Ky i fundit është gjendur rastësisht në një skenë të përgjakshme krimi ku përveç shumë viktimave ka gjetur edhe një valixhe me 2 milionë dollarë.
29 Mars 2008