Vazhdon Panairi i Librit Shqip në Boston
Pas suksesit fillestar u vendos që panairi të vijojë dhe dy të diela. Librat në shqip e anglisht për Shqipërinë shiten vetëm me 1 dollar
Në sallën e pritjes së katedrales “Shën Gjergji”, e cila ndodhet në 523 East Broadway ne South Boston, nga 30 marsi deri më 6 prill 2008 do të hapet Panairi i Librit Shqip. Organizatorët e këtij panairi çdo gjë e kanë matur me suksesin e panairit që u mbajt të dielën e shkuar. Kështu, ata vendosën që ekspozita dhe panairi do të vazhdojnë edhe për dy të diela, me një përmbledhje të shumë librave të tjerë. Në këtë panair, të titulluar “Panairi i Librit Shqip”, publikut i ofrohen libra në gjuhën shqipe, por edhe në atë angleze, të cilat flasin e trajtojnë temën shqiptare, atë të Kosovës, diasporës etj. Librat prezantohen në vazhdën e aktiviteteve e veprimtarive që u zhvilluan në qytetin e Bostonit me rastin 100-vjetorit të meshës së parë në gjuhën shqipe dhe të Kongresit të Manastirit. Ky panair mbahet si shërbim publik nga Këshilli i Katedrales “Shën Gjergji” për të gjithë të interesuarit e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Organizatori i këtij panairi në një komunikatë për mediet ka theksuar se ky panair vjen në formën e një ekspozite të librit shqip. Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët e Amerikës që të marrin pjesë në aktivitet duke blerë librat që u ngjallin më tepër interes për shumën modeste 1 dollar një copë. Kjo veprimtari shihet në mesin e lexuesve e adhuruesve të librit shqip si një prezantim i parë i seleksionuar i trashëgimit të mbijetesës kulturore shqiptare në prozë, poezi e studime, si fillim i një rruge të hapur për të vlerësuar me vizionin e atjeshëm atë çka mbeti e mirë nga e kaluara. Mes të tjerash, në Panairin e Librit Shqip publiku mund të gjejë romane, novela, drama, libra për fëmijë, fjalorë bilingualë, studime arti, arkeologjie e historie si dhe shumë të tjera. Përsa u përket fitimeve që dalin rrjedhimisht nga zhvillimi i këtij panairi, ato do t’i kalojnë fondit të bibliotekës “Fan Noli” të katedrales “Shën Gjergji” në Boston.
29 Mars 2008