Rubrika pyetje-përgjigje. Përgjigjet specialistja Mimoza Petani
17 Vaji i sherbelës
Sherbela rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota, nga zona e ulët e deri në atë subalpine. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial 2 për qind, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Vaji esencial përbëhet nga 40-47 për qind tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Në gjethe janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lënda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzimë. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet përdoret si mjet për pakësimin e djersës. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët një deri tre gramë në ditë, në formë infuzi katër lugë kafeje. Ndërsa çaji i përftuar nga zierja e bimës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër djersitjes gjatë natës. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherbelës mjekësore mund të përfitohet para lulëzimit të saj.
18 Vaji i farës së zezë
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur: Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm; pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale; pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut; ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve.
Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë. Një gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore. Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.
19 Vaji koprës
Vaji eterik i kësaj bime është shumë i përshtatshëm për qetësimin e dhimbjeve në lukth, si dhe për mjekimin e mukozës së traktit të jashtëqitjes. Për mjekimin e këtyre sëmundjeve këshillohet 2 deri në 5 pika vaj pas çdo vakti. Marrja e vajit nuk duhet të zgjasë më tepër se dy javë.
Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Me sukses përdoret kjo bimë edhe kundër kollës, apo edhe për të larguar gripin, sidomos kur ai shoqërohet me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Këshillohet që gjatë kësaj kohe lëngu të pihet esëll në mëngjes dhe i ëmbëlsuar me mjaltë. Mjaft pozitive është kjo bimë kur përdoret te foshnjat e sapolindura. Ajo jepet në formë çaji për pengimin e dhimbjeve dhe shtrëngimeve, të cilat e shoqërojnë foshnjën në muajt e parë të lindjes. Përdorimi i çajit të koprës është shumë i përshtatshëm edhe për nënat lehona, që nuk kanë sasinë e duhur të qumështit, gjithashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e foshnjës. Me përdorimin e këtij çaji bëhet pastrimi dhe rigjenerimi i mëlçisë. Bima ndihmon mjaft në qarkullimin sa më të mirë të gjakut në organizëm. Gjithashtu, çaji i përgatitur nga bima ndihmon në tretjen e ushqimit. Prandaj këshillohet në rastet kur keni probleme me tretjen apo edhe kur e keni abuzuar me sasinë e ushqimit, nevojitet një gotë me çaj kopre dhe do ta ndieni veten shumë më të lehtësuar. Çaji gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve stomakut. Bima e koprës kryesisht përdoret si infuz, çaj, apo si tinkturë.
20 Vaji i peshkut
I pasur në përbërës ushqimorë thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh. Përmbajtja në fosfor te peshqit është e lartë: 300 mg/100 gr për peshkun ton dhe deri në 470 mg për sardelet. I shoqëruar me kalcium, fosfori është i mrekullueshëm për kockat. Peshku na furnizon me jod (më pak peshqit e ujërave të ëmbla), i cili është i nevojshëm për fabrikimin e hormoneve të tiroideve. Këto të fundit janë të rëndësishme për krijimin e embrionit të bebes si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Gjithashtu, në përbërje të peshkut gjenden dhe fluori, kobalti, magnezi, por edhe kaliumi, bakri, selenium etj. Gratë shtatzëna e kanë të nevojshme të ushqehen me peshk, sepse gjatë shtatzënisë ato kanë nevojë dy herë më shumë për hekur. Peshku ton ka hekur me shumicë. Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar me ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë merkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës.
Vitaminat
Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit etj. Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën. Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP. Vetëm peshqit e dhjamtë janë të pasur me Omega 3, e cila ka acide yndyrore të pangopura dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili përmban acide yndyrore të ngopura. Peshqit e dhjamtë kanë 6 për qind lipide dhe midis tyre janë ngjalat, sardelet, salmoni, toni etj. Peshqit gjysmë të dhjamtë, si peshku shpatë, barbunji etj., kanë 2-6 për qind lipide, kurse ata pa dhjamë si koci, levreku etj., kanë më pak se 2 për qind. Disa njerëz nuk e hanë lëkurën e peshkut, edhe pse ajo është e payndyrshme, por është mjaft e pasur me Omega 3.
Yndyrat
Acidet yndyrore të pangopura të peshkut ndihmojnë për një energji të madhe fizike, shtojnë tonusin muskular dhe ndihmojnë për të ulur peshën e tepërt. Por ato janë të brishta, sepse oksidohen shpejt në ajër dhe në temperaturë të lartë. Për t’i ruajtur vlerat e tyre është mirë që peshqit të gatuhen në avull. Sa më shumë që peshku është në moshë dhe me peshë të madhe, aq më shumë ai është i pasur me këto lloj acidesh. Më i pasuri me acide yndyrore nga peshqit është skumbri, i cili përmban 1,8 gr acide të tilla në 100 gr peshk, i ndjekur nga sardelet me 1,3 gramë. Llojet natyrore përmbajnë më shumë acide yndyrore sesa peshqit e kultivuar nga njeriu. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht dhe kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Studiues të Universitetit të Seatle në SHBA kanë studiuar mbi konsumin e peshkut në 400 persona të moshuar mbi 65 vjeç dhe kanë vëzhguar se toni apo peshqit e pjekur në skarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kështu, gratë që hanë peshk të yndyrshëm gjatë shtatzënisë dhe që u japin gji fëmijëve, ndihmojnë te fëmijët për një shikim shumë të mirë. Ky fenomen është zbuluar nga Universiteti Bristol në SHBA, gjatë studimit në mbi 400 fëmijë. Ka popuj që peshkun e hanë edhe të gjallë, siç janë aziatikët, dhe kryesisht japonezët apo indo-kinezët. Por në këto raste duhet bërë shumë kujdes, pasi shpesh mund të infektohemi nga paraziti i quajtur “anisakiase”.
Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim botuar në revistën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë thuhet se ngrënia e peshkut mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale, një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, shkencëtarët pranë universitetit “Harvard” studiuan për 12 vjet dietën ushqimore të 40 mijë burrave të moshave nga 40 deri në 75 vjeç. Studimi arrin në përfundimin se personat që hanë mish peshku thuajse çdo ditë dhe ata që përdorin mish peshku vetëm disa herë në muaj përfitojnë thuajse njësoj për nga shëndeti. Mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e hemorragjisë cerebrale, pasi acidi yndyror që përmban peshku ndihmon qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u përqendruan në ndonjë peshk të veçantë, për këtë arsye duket se përdorimi i çfarëdolloj peshku për ushqim, është mirë për shëndetin.
Studim, mbi rolin e acideve yndyrore Omega-3 dhe Omega-6
Në 15 vitet e fundit janë bërë ndryshime në tipat e yndyrës që ne konsumojmë. Në veçanti, marrjet tona në ushqime të acideve Omega-6 (drithëra dhe luledielli) dhe i acideve trans-yndyrore (ushqime të skuqura dhe margarinë) janë rritur, ndërsa marrjet tona të yndyrave të saturuara (gjalpë) dhe të acideve yndyrore omega-3 (salmon dhe sardele) janë ulur. Ky ndryshim në konsumin e acideve yndyrore mund të luajë një rol në zhvillimin e alergjive te fëmijët dhe në rritjen e rrezikut për astmë. Prandaj marrja e acideve yndyrore omega-6 dhe trans-yndyrore duhet të jetë në minimum. Acidet yndyrore omega-3 janë të përfshirë në uljen e sintezës së leukotrieneve, në frenimin e sintezës së prostaglandinave E2 dhe rregullimin e rritjes së qelizave malinje. Acidet yndyrore omega-3 mund të gjenden në vajin e peshkut, peshkun dhe frutat e detit, sojën, vajin e farave të lirit dhe zarzavatet me gjethe. Nuk ka aq shumë rëndësi sasia e acideve yndyrore omega-3 sesa raporti i acideve yndyrore omega-6 me omega-3. Acidet yndyrore omega-6 gjenden në vajin vegjetal, margarinën, majonezë dhe ushqimet e përpunuara me vaj. Ne duhet të ushqehemi 4 deri 10 herë më shumë me acide yndyrore omega-3 në krahasim më acidët yndyrorë omega-6.
Rubrika pyetje-përgjigje. Përgjigjet specialistja Mimoza Petani
Pyetje 1
Mirëdita. Po ju shkruaj sepse më vjen turp të vizitohem. Kam qenë shumë potent, por ka një vit që nuk jam më i tillë. Jam 55 vjeç dhe kam konstatuar diabetin, por në sajë të një regjimi të fortë jam në tregues normalë, gjithashtu edhe me parametrat e tensionit. Jam shumë mirë me organet e brendshme. Problemi është se kam orgazëm, por nuk e kam të fortë, siç e kam pasur më parë, megjithëse kam dëshirë. Shkoj shumë mirë me gruan time, e cila edhe mbas kaq vitesh më duket më e mirë se askush tjetër. A ka ilaçe ose kura për problemin tim? Jo viagra etj. Ju faleminderit dhe më falni për mënyrën se si ju shkrova, por e bëra për të qenë më i qartë. Me respekt B. A.
Përgjigje
I dashur lexues. Problemi juaj është i shumtë te meshkujt në moshën tuaj dhe për shkak të mosinformimit ka shumë të tjerë si ju që ndajnë të njëjtin problem. Përsa i përket sëmundjes së diabetit, janë dy faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në mosvaskularizmin e mirë të organeve periferike. Por problemi juaj e ka një zgjidhje natyrale. Ajo që mund t’ju sugjeroj të përdorni është Ginseng erba, një preparat bimor që favorizon qarkullimin e mirë të gjakut, mbron nga arterioskleroza dhe e kuron atë duke ulur nivelin e yndyrave në gjak dhe reduktuar pllakën ateromatoze. Ky preparat është i kombinuar edhe me papa reale, ose siç quhet ndryshe qumështi i bletës, që ndihmon dhe në metabolizmin në përgjithësi duke dhënë një energji dhe funksionim të mirë të të gjitha qelizave. Për problemin tuaj të diabetit një produkt shumë i mirë është Bergamo fibra, i cili përmban në vetvete qitro dhe orizin e kuq, të cilët ulin sheqernat dhe yndyrat në gjak si dhe rrisin përgjigjen e qelizës ndaj insulinës së prodhuar nga trupi. Gjithmonë duhet pasur parasysh që në arritjen e orgazmës është shumë i rëndësishëm edhe faktori psikologjik dhe fiziologjik. Kjo do të thotë që çdo njeri dhe jo vetëm ju, ka nevojë për një suplememt (shtesë) me vitamina dhe minerale apo fitoelemente që rregullojnë performancën dhe ushqejnë indet nervore. Një produkt i tillë është Radiola. Bimët e përmendura më sipër duhen kombinuar me njëra-tjetrën për një efekt sa më të shpejtë dhe efikas. Po kështu, për rritjen e potencës seksuale është edhe lëngu i shegës i koncentruar, i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut duke sjellë nxehtësi trupore. Por që të ketë një arritje sa më të përsosur të orgazmës duhet që të dy partnerët të jenë në formë fizike të mirë. Në këtë moshë (moshën tuaj) nuk është vetëm “faji” ose problemi juaj, por edhe i partneres suaj, e cila edhe ajo në këtë moshë humbet ndjeshmërinë (dëshirë seksuale e ulur, tharje vaginale, ftohje etj.). Kështu, edhe femrat, si meshkujt, kanë nevojë për produkte natyrale, të cilat duhet të tonifikuara, të hidratuara dhe të vaskularizuara organet gjenitale duke rritur dëshirën për një marrëdhënie të bukur. Për të arritur këtë rekomandohet të përdoret Eleuterocoço, Igname, Glukomanano.
Pyetje 2
Përshëndetje. Jam një 53-vjeçare nga Tirana. Kam disa vite që kurohem nga diabeti, të cilin e kam në shifra normale. Problemi im është se këto kohët e fundit mollëzat e faqeve më skuqen dhe më rrinë të irrituara. Një shqetësim të tillë nuk e kam pasur asnjëherë më parë, por kam pasur një lëkurë të bukur dhe të pastër. Dua të theksoj se pi edhe cigare. Ju lutem, doja një rekomandim nga specialistja se çfarë duhet të përdor për shqetësimin tim, pasi skuqja e faqeve më streson dhe më duket sikur kam temperaturë. Me respekt Liria nga Tirana.
Përgjigje
Paraqitja e jashtme është shumë domethënëse për sëmundjet e brendshme të organizmit. Këto sëmundje reflektojnë në lëkurë ose te sytë. Në lëkurë kemi të bëjmë me ngjyrat. Skuqja e faqeve është një simptomë, e cila reflekton problemet me kockën me një demineralizim të saj. Konkretisht rritet tensioni në gjak dhe kjo jep skuqje të mollëzave të faqeve dhe nxehtësi. Po kështu, në moshën tuaj këtë skuqje të faqeve e krijon edhe mosbalancimi hormonal. Nëse mollëzat e faqeve karakterizohen edhe nga kapilarë të kuq në thellësi, këtu duhani luan rolin e tij negativ. Përveç trajtimit të diabetit në mënyrë natyrale siç është hudhra, do ju rekomandoja marrjen e oligoelemnteve, të cilët janë shumë të rëndësishëm për organizmin e njeriut. Mungesa e mineraleve janë përgjegjës për muskujt. Oligoelementet janë pjesë përbërëse e enzimave dhe të albuminave duke marrë pjesë në krijimin e antitrupave dhe të hormoneve. Pra mungesa e mineraleve në organizëm jep paraqitjen e sëmundjeve. Për ju është e domosdoshme marrja e kalciumit, magneziumit, vitamina B-kompleks, vitamina C dhe E.
Pyetje 3
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 25 vjeçe nga Tirana. Jam tre muajshe shtatzënë dhe kjo është lindja ime e parë. Nuk kam probleme me barrën deri tani, por doja të dija disa rekomandime nga specialistja se çfarë ushqimesh, fruta, perime, produkte bimore duhet të përdor për të pasur një fëmijë sa më të shëndetshëm?
Përgjigje
Shtatzënia është një gjendje shumë delikate. Në këtë periudhë ajo për të cilën kujdesi duhet të jetë maksimal është ushqimi. Për të pasur një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme të fëmijës këshillohet pjeshka. Nëse nuk mund ta gjeni në treg ju mund të përdorni çajin e pjeshkës që gjendet në farmaci dhe ka të njëjtin efekt si vetë fruta. Shumë e rëndësishme për t’u përdorur gjatë shtatzënisë është edhe molla ose çaji i mollës. Molla është një antioksidant që mbron nga toksinat. Studimet kanë treguar që peshku kur konsumohet rrit inteligjencën e fëmijës, por duhet pasur kujdes që të mos konsumohen peshq mishngrënës si për shembull, peshkaqeni, sepse janë shumë të pasur me toksina. Çaji jeshil është një tjetër ushqim i nevojshëm dhe shumë i shëndetshëm, pasi është i pasur me antioksidantë diuretik që pastrojnë gjakun nga toksina dhe substancat e metabolizmit të rritur që është karakteristike për periudhën e shtatzënisë. Do t’ju këshilloja të përdornit sa më shumë vitamina dhe minerale. Ndër këto shumë e rëndësishme është marrja e hekurit, kalciumit, fosforit, kompleksit të vitamina B, acidi folik etj. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të gjitha produktet e konsumuara të jenë BIO, që do të thotë jo të rritura me pesticide OMGJ etj. Në tremujorin e dytë dhe të tretë shfaqen disa probleme me urinimin si: infeksione ose kapsllëk. Për këtë do ju rekomandoja të përdornit tamarindo dhe malva. Ndërsa për urinimin uva ursina, gramingna rizoma. Po ashtu edhe përdorimi i aloe verës me mirtilio është një mrekulli, sepse jo vetëm që ju ndihmon, por ju mbron edhe nga infeksionet.
Pyetje 4
Mirëdita gazeta “Albania”. Jam një djalë 32 vjeç dhe kam probleme me veshkat. Nga analizat që kam bërë kam rezultuar me rërë në veshka. Herë pas here ndiej dhimbje dhe kriza jo shumë të forta në veshka. Çfarë medikamentesh bimor duhet të përdor për të larguar rërën nga veshkat? Ju kujtoj se deri tani nuk kam përdorur asnjë mjekim për këtë problem.
Përgjigje
Tashmë në vendin tonë dihet dhe njihet që bima aloe vera është një nga bimët më të njohura dhe më të përdorura në mjekësinë popullore. Ajo shfrytëzohet në ushqim dhe në kozmetikë si një shtesë aktive biologjike me substancë ushqyese. Aloe vera vepron si një antioksidant i shkëlqyer sidomos veprim pozitivi ka si mbrojtëse e gurëzimit të veshkave. Për veshkat dhe pastrimin e tyre ka disa produkte bimore që kanë një veprim shumë të mirë si: aloe vera me mirtilio, uva ursini, betula, gramingna rizoma.
Pyetje 5
Urime për suplementin që bëni për mjekimet bimore dhe për rubrikën tuaj pyetje-përgjigje, sepse po na vjen shumë në ndihmë. Jam Thomai, 45 vjeç, nga Fieri. Para një muaji jam bërë operacion për të hequr dhjamin e tepërt nga barku. Operacioni më rezultoi me sukses dhe nuk kam shqetësime të mëdha prej tij, pasi edhe plaga po më mbyllet. Problemi është se kam frikë se po filloj të shëndoshem përsëri si më parë, pasi sërish kam shumë oreks dhe nuk mbaj dot dietë. Doja të dija se çfarë duhet të bëj për të mos u shëndoshur sërish? Çfarë ushqimesh duhet të konsumoj? Faleminderit. Shpresoj të marrë përgjigje sa më shpejt. Me respekt Thomai.
Përgjigje
Të rrallë janë ata njerëz (aq më pak meshkujt) që pyesin dhe interesohen se si duhet të përpiqen që të mos marrin kilet e tepërta. Kjo ka të bëjë jo vetëm me bukurinë e trupit, ku rrobat sidomos tani që vjen vera nuk rrinë mirë dhe ndjeheni në siklet në rrethin tuaj shoqëror. Problemi serioz që duhet të na shqetësojë është se kilogramët e tepërt janë një rrezik për shëndetin. Ato mbajnë në vete rrezik për rritjen e tensionit, sëmundjet e gjakut, diabeti, problemet me sistemin e tretjes, probleme me frymëmarrjen, probleme me zemrën etj. Marrja e kilogramëve të tepërt është rezultat gjenetik, psikologjik, social-shoqëror dhe faktor kulturor. Më shpesh trashja e thënë në gjuhën popullore vjen si rezultat i jetesës jo të rregullt (ushqim jo i drejtë për organizmin, ngrënie pa orar, përtypje jo e mirë etj.). Prandaj duhet të hani me orar të caktuar dhe të rregullt. Hani pak dhe ngadalë. Mos konsumoni shumë mish. Bëni sa më shumë shëtitje në ajër të pastër. Duhet të dish të dobësohesh pas një trashje kronike dhe të mbash peshën normale është rrugë e vështirë por me një vullnet të fortë dhe dëshirë ja del mban mirë. Korrigjo shprehitë e këqija. Konsumo sa më shumë çaj dhe ujë gjatë ditës. Balancimi i ushqimit të pasur me vitamina dhe minerale e mban trupin me shëndet të mirë dhe në formë. Po kështu mund të përdorësh guarana, e cila përmban proteina, yndyra të bimëve, karbohidrate të nevojshme për funksionimin e mirë të organizmit. Guarana nxit metabolizmin bazal duke nxitur përdorimin e depove të yndyrave. Gjithashtu edhe papaja ndihmon në rregullimin e metabolizmit, heq stresin dhe parandalon veprimin e radikaleve të lira, lufton plakjen e parakohshme, lufton gjendjen e lodhjes psiko-fizike. Snellsol është një tjetër produkt që rekomandohet të përdoret për këtë problem. Snellsol është një kombinim i përsosur i speçhiasol me fibra dhe ekstrakte të bimëve për të rënë në peshë, për heqjen e kileve të tepërta dhe për të mbajtur trupin në formë.
29 Mars 2008