E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael- Palestine Paneta kerkon bisedime direkte

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta u takua me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu në Jerusalem. Ky është takimi i parë për Panetën, që nga emërimi në krye të Pentagonit, dhe gjatë vizitës në rajon, ai do të mbajë bisedime edhe me presidentin palestinez, Mahmud Abaz. Ndërkohë, në takimin me Netanjahun, Paneta përsëriti pozicionin amerikan që palestinezët dhe izraelitët të rikthehen në negociata direkte. 

Bisedimet e sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara u ndërprenë një vit më parë pasi Netanjahu refuzoi të shtynte përfundimin e moratoriumit 10 mujor që nuk lejonte ndërtimin e vendstrehimeve të reja hebreje në Bregun Perëndimor. Ndërpreja e tyre përbën kushtin e parë të rikthimit të palestinezëve në bisedimet e paqes.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›