E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobeli për Mjekësinë u jepet 3 studiuesve të sistemit imunitar

STOKHOLM- Çmimi Nobel i Mjekësisë 2011 iu akordua amerikanit, Bruce Beutler, luksemburgezit, Jules Hoffmann dhe kanadezit, Ralph Steinman, njoftoi sot komiteti i Nobelit.

Atyre iu akordua ky çmim për punët e tyre në sistemet imunitare. "Revolucionarizuan kuptimin tonë drejt sistemit imunitar, duke zbuluar parimet kryesore të zbatimit të tij," thuhet në një komunikatën e jurisë së Stokholmit.

Beutler 54 vjeç, i cili punon në Institutin Scripps, ndau çmimin me Hoffnamm, 70 vjeç, me të cilin zbuluan mekanizmat që aktivizojnë imunitetin lindur. 68 vjeçari Steinmann, profesor në Universitetin Rockefeller, iu dha çmimi për zbulimin qelizave roje të sistemit imunitar.

Beutler dhe Hoffmann do i jepet gjysma e cmimit prej 10 milionë korona suedeze (një milion e 400 mijë euro. Ndërsa Steinmann do marrë gjysmën tjetër. Vitin e kaluar çmimi Nobel iu dha Robert Edëards, për zhvillimin e fertilizimit In vitro.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›