E Diel, 1 Nëntor 2026

Penalizimi rreth 11500 persona nuk perfitojne nga amnistia fiskale

Zyrtaret Ne liste pervec nepunesve jane dhe bashkepunetoret ne biznese

Ligji i amnistise fiskale i cili tashme do te nise te zbatohet do te penalizoje 11 mije e 500 personat qe jane zyrtare dhe familjare te tyre ne rast se ata disponojne ose kane aksione ne biznese te cilat kane detyrime te pashlyera. Por skema e atyre qe penalizohen nga falja e borxheve te akumuluara prej vitesh rritet ne menyre progresive kur mendon se penalizimi per shlyerjen e borxheve do te perfshije edhe aksioneret qe mund te kete secili nga keta 11 mije e 500 persona. Burimet bejne te ditur se Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive i ka dorezuar tri dite me pare disa institucioneve shteterore nje liste te plote te 4700 zyrtareve te cilet kane si detyrim ligjor qe te deklarojne pasurine e tyre si pasoje e postit qe mbajne. Por bashkelidhur me kete liste te Qendra Kombetare e Regjistrimit te Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve te Drejtoria e Pergjithshme e Hipotekave dhe ajo e Rrugeve ka kaluar edhe lista e bashkeshorteve dhe femijeve madhore mbi 18 vjec liste kjo qe numeron 11 mije e 500 persona te cilet ne total perjashtohen nga falja e detyrimeve te prapambetura. Por me te penalizuarit ne kete rast jane ata persona qe jane ortake ne biznes me keta 11 mije e 500 persona te cileve nuk behen dot pjese e faljeve te gjobave qe parashikon ky ligj. Qe ne fillimet e prezantimit te nje nisme te tille Kryeministri Sali Berisha deklaroi se te gjithe zyrtaret e larte nuk do te mundnin te perfshiheshin ne kete nisme por udhezimi se falje nuk perfitojne as ata persona qe jane aksionere me zyrtaret apo familjaret e tyre ne keto biznese e ben me te ngushte rrezen e veprimit te kesaj nisme te marre nga qeveria. Pak dite me pare ministri i Financave Ritvan Bode shpjegoi se projekti do te nise zbatimin brenda muajit maj pasi aktet nenligjore dhe udhezimet jane parapergatitur kurse afati i fundit eshte data 31 dhjetor 2011. Po keshtu ai shpjegoi se me ndryshimet e fundit qe iu be kesaj nisme ne Parlament te pjesa e legalizimit te aseteve te paluajtshme ku futen pronat amnistia do te kryhet kundrejt pageses 3 pas rivleresimit kurse per makinerite legalizimi do te behet pasi te jete paguar nje takse 5. Me pare keto dy taksa ishin perkatesisht 6 dhe 7. Te gjithe ata qytetare qe kane shuma monetare dhe duan ti legalizojne mund ta bejne kete dhe ti depozitojne ne banke kundrejt formularit te deklarates qe do te miratohet dhe do te jepet ne perdorim. Tarifa qe paguajne per kete eshte sa 3 e shumes. Gjithashtu te gjithe qytetaret qe kane blere pasuri te paluajtshme toka apo apartamente dhe qe per shkak te ndryshimit te shpejte dhe shume te madh te tregut te pasurive te paluajtshme vitet e fundit do te paguanin nje tatim te madh mbi shitjen e pasurise se paluajtshme mund te bejne rivleresimin e pasurise se tyre me vlere tregu. Tarifa per kete rivleresim eshte vetem 1 per qind e shumes qe rivleresohet pra diferences midis shumes se rivleresuar dhe shumes qe ekziston e regjistruar ne zyrat e hipotekes nga 10 qe eshte aktualisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›