Kryeministri paralajmeroi perjashtimin e politikaneve nga ligji i faljes fiskale
Ne fillimin e muajit shkurt kur nisen edhe diskutimet e para per sa i perket miratimit te nje ligji per faljen kreu i qeverise Berisha deklaroi se qeveria e tij kerkonte te kryente nje amnisti te gjere fiskale e cila do te perfshinte faljen e gjobave te prapambetura per cdo lloj biznesi. Por sipas Berishes kjo lloj amnistie kerkonte edhe votat e opozites pasi sipas ligjeve ne vend miratimi i saj kerkonte 84 vota ne Parlament. Por duke parandier refuzimin e opozites ne kete nisme e cila po ndodhte ne nje kohe kur vemendja e politikes ishte kthyer nga zgjedhjet lokale ne vend Berisha theksoi se si plan B qeveria kishte miratimin e nje ligji per faljen fiskale i cili mund te miratohej vetem me 71 vota ne Parlament por kishte nje rreze me te vogel veprimi te lloji i bizneseve dhe gjobave qe falte. Si perfundim pa konsensusin e opozites mazhoranca miratoi e vetme ligjin e faljes. Sipas ministrit te Financave Ritvan Bode nga amnistia tashme nuk do te perfitojne te gjitha bizneset sidomos ata qe kane kryer vepra penale. Sikur opozita te kishte dhene konsensusin dhe do te kishte votuar ligji do te perfshinte edhe amnistine penale per disa kundervajtje penale qe lidhen kryesisht me tatimet dhe taksat si dhe nje sere ceshtjesh qe sot jane ne ndjekje dhe gjykim nga prokuroria apo sistemi gjyqesor per fshehjen e taksave te klasifikuara si kundervajtje penale eshte shprehur Ritvan Bode. Sipas tij kjo nisme tashme eshte me e kufizuar dhe e ka rrezen e veprimit shume me te ngushte.