Presidenti dekreton ligjet e miratuara nga Parlamenti
Presidenti Bamir Topi dekretoi dje pese ligje te miratuara javet e fundit nga ana e Kuvendit. Keshtu dje ne faqen zyrtare te Presidences u publikua dekretimi i ligjit per Per ratifikimin e Konventes se Keshillit te Europes Per statusin juridik te femijeve te lindur jashte marteses dhe Per ratifikimin e konventes se Keshillit te Europes Per ushtrimin e te drejtave te femijeve. Nga ana tjeter Presidenti dekretoi edhe ligjin Per ratifikimin e protokollit te trete shtese te Konventes europiane Per ekstradimin. Po keshtu dje Presidenti Topi dekretoi edhe ligjin Per ratifikimin e Marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Federates Ruse per permbushjen e detyrimeve financiare te Republikes se Shqiperise kundrejt Federates Ruse per balancat e llogarive te korporates shteterore Banka e Zhvillimit dhe Veprimtarise Ekonomike me Jashte Vneshekonombank te Banka e Shtetit Shqiptar. Ligji i peste i miratuar dje nga kreu i shtetit ishte ai Per te drejten nderkombetare private.