E Diel, 1 Nëntor 2026

Nobelistja Mueller: Reagova ndaj frikës nga vdekja, me etje për jetë



Shkrimtarja gjermane e lindur në Rumani, Herta Mueller, në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” për letërsi në Stokholm, mbajti një ligjëratë mjaft prekëse për të pranishmit. Siç mund të pritet nga një shkrimtar që është rritur dhe ka jetuar në një diktaturë, ligjërata e Mueller fokusohet në shtypjen dhe frikën. Më e rëndësishmja, megjithatë, është se ajo e thekson nevojën që njerëzit të vazhdojnë të shpresojnë sepse “sapo të heqësh dorë nga shpresa... do të vdesësh”.

Mueller gjithashtu ka rrëfyer histori tmerruese nga jeta e saj dhe jetët e të afërmve të tjerë të saj. Dhe nëse keni lexuar ndonjë prej romaneve të saj, do ta vëreni se këto histori të vërteta janë ato që e bëjnë fiksionin e saj. Derisa Mueller diskuton për aktin e të shkruarit si “një akt i qetë, punë nga koka në dorë”, ajo nuk ofron referim të drejtpërdrejtë të veprës së saj. Ajo nuk shpjegon se pse romanet e saj janë ngritur në atë mënyrë apo çfarë ajo ka shpresuar të përmbushë. Ajo vetëm shpjegon se kur ka filluar të shkruarit e saj, “në heshtje, aty në shkallë, ku e kam kaluar një periudhë më shumë seç mund të thuhet.” (Pas vizitës që i është bërë nga shërbimi sekret rumun në vendin e saj të punës, ajo ishte hedhur nga zyra dhe ishte etiketuar si informatore. Në vend që të largohej nga puna, megjithatë, ajo e bëri një kafaz shkallësh zyre të saj të re dhe punoi aty).

Ligjërata është prekëse dhe mund të thuhet se në disa pika është më e fuqishme se fiksioni i saj, mjeshtërisht më e shkathët.

Fituesja e çmimit “Nobel për letërsi 2009” ka thënë se ka filluar të shkruajë kur nuk ka qenë më e mundur të përdoren fjalët e thëna për të përshkruar ngjarjet e neveritshme në vendin e saj në Rumani nën regjimin diktatorial të Nicolae Ceausescu.

Mueller ka thënë se ka qenë e persekutuar pas refuzimit për t’u bërë informatore dhe i ka nderuar ata që sot jetojnë nën regjime totalitare.

“Do të dëshiroja sikur të mund të shprehja një fjali për të gjithë ata, të cilëve çdo ditë diktaturat ua marrin me forcë dinjitetin”, - ka thënë ajo në ligjëratën e saj.

Shkrimtarja 56-vjeçare, shpërblimi i së cilës është parë si njohje e përvjetorit të njëzetë të rënies së komunizmit, i ka kontrabanduar veprat e saj të hershme në Gjermani ku janë botuar. Ajo është zhvendosur atje më vonë në vitin 1987. Mueller e mban mend kur zyrtarët e Ceausescu-t e kanë kërcënuar ta vrasin nëse do të refuzonte të nënshkruhej si informatore e regjimit.

“I kam thënë... vetes, nëse e nënshkruaj këtë, nuk do të jem në gjendje të jetoj më me veten time”, - ka thënë ajo, duke iu referuar vetëvrasjes. “Çfarë po ndodhte nuk mund të shprehej më me fjalë. Unë po reagoja ndaj frikës nga vdekja me etje për jetë”.

Mueller, e cila shkruan në gjermanisht, ishte lavdëruar nga juria e çmimit “Nobel” për “përqendrimin e poezisë dhe çiltërsinë e prozës”.

Ajo ka thënë se e mban mend arritjen e urisë për fjalët. “Asgjë përpos sjelljes vërdallë të fjalëve nuk do të tërhiqte gjendjen time”, - ka thënë ajo.

Romani i saj i fundit “Atemschaukel” (Fryma lëkundëse), përshkruan fatin e një gjermani të dëbuar nga Rumania në gulagun sovjetik gjatë epokës së Stalinit.

Përgatiti: A. Beka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›