Noçja e “Big Brother” ndahet nga Olsi, bëhet menaxhere pub-i
Panorama PLUS
Shihej me shumë skepticizëm fakti nëse janë seriozisht të lidhur Noçja me Olsin apo gjithçka po bëhej për të tërhequr akoma vëmendjen, pasi dihej se interesi mediatik vazhdoi edhe mbas mbarimit të “Big Brother”. Në intervistat e tyre, ata tregonin se gjithçka shkon mirë në lidhjen dhe bashkëjetesën e tyre, ndërkohë që pohonin shumë të bindur se nuk kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Si pa kuptuar ata po na jepnin një tjetër model të bashkëjetesës mes një çifti ku kushti i domosdoshëm dhe i mjaftueshëm është që thjesht të ndjehen mirë me njëri tjetrin pa pretenduar ndjenja të forta nga ato që gati-gati të lë zemra. Pas tetë muaj bashkëjetesë ku Olsi ishte i super lakuar për shoqërinë me femra të ndryshme ndërkohë që Najada shihej gjithnjë e më pak në krah të tij, vetë Najada ka pohuar se mes tyre ka filluar kriza dhe çifti po shkon drejt ndarjes së sigurtë. “Ne kemi ndenjur tetë muaj bashkë sepse dy njerëz mësohen duke ndenjur me njëri tjetrin, pastaj ne konsumonim shumë pak kohë së bashku pasi secili kishte jetën e tij” - na tregon Najada. Ndërkohë nuk rrëfen ndonjë arsye specifike që ka çuar çiftin në ndarje.